9.1 C
Prizren
E diel, 25 Tetor, 2020

Januzaj synon një vit madhështor me Sociedadin

Adnan Januzaj dëshiron që sezoni i cili sapo ka filluar të jetë më i miri që e ka luajtur ndonjëherë te Real Sociedadi, ekip me të cilin synon të shkojë larg në Ligën e Evropës, si dhe të triumfojë në ndeshjen finale të Kupës së Spanjës, tashmë të shtyrë shkaku i koronavirusit.

Në fakt, Januzaj synon ta ndihmojë Sociedadin ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri. Me këto synime, Januzaj haptazi ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Sociedadi, opsion që e kishte marrë në konsideratë në të shkuarën.

Januzaj para tre vjetësh iu bashkua Sociedadit nga Manchester Unitedi dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2022. Këtë edicion në La Liga deri më tash janë zhvilluar dy xhiro, kurse Januzaj në dy barazimet e Sociedadit, me Valladolidin (1:1) dhe Real Madridin (0:0,) është aktivizuar në total 29 minuta për shkak se sapo është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti për një periudhë jashtë fushe.

“Dua ta kem një vit të madh te Real Sociedadi dhe pas këtij edicioni, që pres të jetë më i miri në këtë ekip, atëherë do të shohim se çfarë sjell e ardhmja”, ka insistuar Januzaj 25-vjeçar.

“Këtë edicion luajmë në Ligën e Evropës dhe unë nuk dua vetëm të marr pjesë në këtë garë, por edhe ta fitoj këtë trofe. Gjithashtu dua që nëpërmjet kampionatit të sigurojmë edhe Ligën e Kampionëve. Unë jam pjesë e një ekipi shumë të mirë dhe jam i lumtur këtu, kështu që kur të largohem dua që tifozët të më mbajnë në mend”.

Për shkak se ka munguar në pjesën më të madhe të fazës përgatitore për këtë edicion, Januzaj ka zbuluar se po punon vazhdimisht për ta marrë veten sa më mirë fizikisht dhe për t’u kthyer në formën që ai dëshiron. Ai është i bindur se në çdo ndeshje mund ta bëjë dallimin te Sociedadi, gjë që do ta dëshmojë gjatë këtij edicioni.

“Jam mirë fizikisht, por më duhet edhe pak kohë, kështu që po punoj shumë për të qenë në formën më të mirë të mundshme sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe kur jam në formën time mund ta bëj dallimin në çdo kohë”, është shprehur Januzaj, që e ka parasysh se këtë herë duhet të shkëlqejë më shumë se kurrë në fushën e lojës. “Është një vit i rëndësishëm për mua dhe jam i gatshëm ta dëshmoj veten si një lojtar me vlerë në ekip”.

Januzaj ka folur edhe për marrëdhëniet që ka me trajnerin e Sociedadit, Imanol Alguacil. Ai ka zbuluar se trajneri gjithmonë kërkon më shumë nga ai dhe këtë edicion ia ka bërë me dije se duhet ta dëshmojë veten si njëri prej lojtarëve kyç. Në fakt, reprezentuesi belg ka thënë se të gjithë në klub presin më shumë prej tij bazuar në aftësitë dhe teknikën që ka.

“Trajneri gjithmonë kërkon më shumë nga unë dhe ndoshta jam i vetmi prej lojtarëve që më bërtet në stërvitje, por këtë ai e bën për të mirën time. Ai para fillimit të këtij edicioni më ka thënë se duhet të jem i përgatitur mirë, të jem i gatshëm të luaj në secilën ndeshje dhe ta bëj dallimin në fushë”, shtoi Januzaj. “Por nuk është vetëm trajneri ai që pret shumë nga unë. Janë edhe drejtuesit dhe tifozët e klubit. Ata duan më shumë nga unë, sepse e dinë që mund të jap dhe të jem i rëndësishëm për ekipin”.

Për të arritur synimet e mëdha me Sociedadin këtë edicion, Januzaj thotë se nuk duhet të lëndohet. Në të vërtetë, ai shpreson që lëndimet ta kursejnë në mënyrë që të bëjë hapin e madh në karrierë. Januzaj tashmë është futur në histori te Real Sociedadi me golin e shënuar në ndeshjen e sezonit të fundit kundër Atletico Madridit. Ai shënoi golin në minutën e 87-të për të barazuar rezultatin 1:1 dhe me pikën e fituar Sociedadi përfundoi në pozitën e gjashtë dhe siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për sezonin 2020/21.

“Para ndeshjes trajneri më tha se do të udhëtoj, por nuk do të luaj ndaj Atleticos, gjë që e refuzova për shkak se doja ta ndihmoja ekipin përkundër që kisha dhimbje. Gjatë tërë ndeshjes, trajneri më ka pyetur se a mund të luajë dhe unë kam vazhduar, në fund shënova golin që siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Evropës”, shtoi ai. “Tani dua të shkoj edhe një hap më larg, ta fitoj këtë trofe dhe të konfirmoj pjesëmarrjen e Sociedadit në Champions për sezonin e ri”.

Januzaj karrierë ka bërë edhe te Sunderlandi e Borussia Dortmundi ku ishte huazuar nga Manchester Unitedi, ekip që përfitoi 8.5 milionë euro nga shitja e tij te Real Sociedadi. Ai prej vitit 2014 është pjesë e Belgjikës dhe deri më tani ka shënuar një gol në 12 paraqitje.

- Advertisement -

Më Shumë

NISMA në zgjedhje të brendshme, nuk e ndërrojnë Fatmir Limajn

Bekim Brestovci nga Nisma ka deklaruar se nuk e kanë në plan që ta heqin Fatmir Limajn nga pozita e kryetarit edhe pse tani...

Në Prizren 6 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 6...

Hajnat vjedhin arkën e xhamisë në Reçan të Prizrenit

Arka e xhamisë ka qenë cak i hajnave në fshatin Reçan të Prizrenit. Vjedhje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. “Ankuesi ka raportuar se...

Liverpool merr lajmin e rëndë, Virgil van Dijk mbyll sezonin

Everton dhe Liverpool  u ndan në barazim 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në “Goodison Park”, e vlefshme për javën e 5-të në Premier League....

Përplasje në PDK – ish-këshilltari i Veselit, bashkëpartiakëve: Jeni bo për gjynah

Nijazi Kryeziu, ish-këshilltar i Kadri Veselit dhe aktualisht zyrtar i PDK-së, ua ka lënë një koment disa bashkëpartiakëve të tij në një fotografi ku...

Vaksina gjermane kundër Covid-19 shkakton reagim imunitar në testet paraklinike

Kompania gjermane e bioteknologjisë, “CureVac”, tha të premten se vaksina e saj e mundshme kundër koronavirusit e ka nxitur reagimin imunitar gjatë testimit paraklinik...

Përfundon afati kur Specialja duhej të vendoste për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, Koci beson se është konfirmuar

Janë bërë gjashtë muaj prej kur para Dhomave të Specializuara është paraqitur për konfirmim një aktakuzë, në të cilën si të dyshuar për krime...

Aksident në Prizren, goditet një këmbësor

Një person me veturë nga pakujdesia ka goditur një këmbësor në fshatin Medvec, në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të...

Ibrahimovic: Askush nuk do të më ndal mua

Heroi i Milanit Zlatan Ibrahimovic ishte i etur për sukses kundër Interit, pasi i kaloi dy javë në karantinë. Sulmuesi 39-vjeçar e mposhti koronavirusin dhe...

Shteti lole ka mbet pa bole

Poezi nga Vesna Parun Përktheu Vlora Konushevci Neandertalët, përndryshe gja kundër tyne s’kam, gjysmën e njerzillëkut gjuejt n’tavë e kanë, e pjekën e zhvatën shtetin e banën. Se qysh ua blun “lukthi”, dihet. I bje: që s’dihet. M’rrove t’rrova brisku...

Policia hungareze arreston shoferin e autobusit nga Kosova, i gjen drogë në specat e kosovarëve

Kjo sasi e drogës, ishte fshehur brenda thasëve të specave. Policia hungareze, arreston shoferin e autobusit nga Kosova. Janë tregjet e vendit, ku rëndom qytetarët,...

Bajrami për 2 milionët e vjedhura: U thyen fjalëkalime, s’u kërkuan nënshkrime për transaksionet

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se lidhur me transaksionin nuk është kërkuar nënshkrimi i saj e as i drejtorit të Thesarit, duke...

Prokuroria tërhiqet nga dy pika të aktakuzës, ndërsa për pikën e tretë e pranon fajsinë Irfan Fusha

Të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur seanca e shqyrtimit kryesor ndaj Irfan Fushës, si person përgjegjës i kompanisë Sh.P.K “Abi Elif”. Në...

KEK: Miniera këtë vitë ka arritur rezultatet më të mira që nga pas lufta

KEK njofton opinionin se miniera këtë vitë ka arritur rezultatet më të mira që nga pas lufta dhe rezultatet janë evidente. “Njëherit edhe  niveli i sigurisë...

“Mbyte shqiptarin – Kosova është pjesë e Serbisë”, Serbët me thirrje nacionaliste kundër shqiptarëve dhe UÇK-së

Sot në Beograd, ka nisur festivali ”Mirëdita, dobar dan”, por si çdo herë tjetër, pjesëmarrësit nga Kosova, edhe në këtë edicion kanë hasur në...

Gjendet mjet shpërthyes në Kramovik të Rahovecit

Në fshatin Kramovik të Rahovecit një person ka njoftuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, raporton PrizrenPress. Njësiti policor ka siguruar vendin...

Lajmet e Fundit

Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret

Testamenti i Mitrush Kutelit Dëgjo! Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më...

Manifestimi Letrar -Kulturor “Shpata e fjalës” në Prizren/ Hapet konkursi për poezi

Është hapur konkursi për Manifestimin letrar e kulturor “Shpata e fjalës”. Krijuesit pjesëmarrës do të mund t’i dërgojnë poezitë e tyre deri më 2...

Suharekë: Vazhdojnë punimet e rrugës në fshatin Sllapuzhan (FOTO)

I pari i Suharkës Bali Muharremaj nuk ndalet as në vikend. Në një postim në rrjetin social facebook Muharremaj ka bërë të ditur se ka...

“E kam njohur në burg”, spikerja e lajmeve tregon si u dashurua me politikanin

Sot në emisionin Rudia në Tv Klan ka qenë një çift i njohur i ekranit. Edhe pse ende shumë të rinj në moshë ata...

Pse disa njerëz vishen vetëm me të zeza?

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Në ditë të mira mund ta...