7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

“Je Zoti i futbollit”, klubi portugez i përgjërohet për ndihmë Ronaldos

“Ronaldo na ndihmo”, kjo është thirrja e Olhanense, klubit portugez që garon në ligën e tretë dhe ka pronarë italianë. Futbollistët kanë menduar t’i drejtohen yllit të Juventus dhe i kërkojnë që të ndërhyjë në Federatën Portugeze të Futbollit.

“Kemi vendosur t’ju shkruajmë këtë letër, sepse ju jeni Zoti i futbollit portugez dhe një burim frymëzimi i kujtdo që luan futboll”, shprehen lojtarët e Olhanense, të cilët presin që federata të ndryshojë mendim.

Olhanense, para ndërprerjes së kampionatit ishte ne vend të parë në grupin D, me pikë të barabarta (57) me Real. Vetëm dy ekipe ngjiten në ligën e dytë dhe gjithçka përcaktohet pas ndeshjeve play-off. Dy të parat në çdo grup marrin pjesë në të.

Duke qenë se kampionati u pezullua, Federata mendoi që të ngjiste një kategori më sipër dy ekipet që kishin grumbulluar më shumë pikë, Vizela (60 pikë) dhe Arouca (58 pikë). Drejtuesit e klubit të Olhanense janë të zhgënjyer dhe paralajmërojnë: “Vendimi është i padrejtë dhe diskriminues. Nëse nuk korrigjohet, atëherë ne nuk e regjistrojmë më ekipin në kampionat”.

Më Shumë

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Ndërron jetë ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Xhemajli Gashi

Ka ndërruar jetë Xhemajli Gashi, ish-futbollist i njohur i Lirisë së Prizrenit. Ai ka lënë gjurmë të thella në komunitetin sportiv të qytetit. Xhemajli Gashi ka...

Lajmet e Fundit