16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Jemi gati për fillimin e mësimit

Më 14 shtator fillon viti i ri shkollor 2020/2021, i cili do të nisë në dy faza. Faza e parë është paraparë të fillojë më 14 shtator në institucionet parashkollore, klasat 1, 2, 3, 6, edhe klasat 10 në shkolla. Edhe klasa 4-5 do të fillojë sipas skenarit A, mësim të kombinuar ose prani në shkollë. Ndërsa më 21 shtator do të fillojnë mësimin klasat 7, 8, 9, 11 dhe 12. Këto klasa do ta fillojnë mësimin më 21 shtator si mësim i kombinuar me prani dy ditë në shkollë dhe tri ditë mësim në distancë.

Në lidhje me fillimin dhe përgatitjet për vitin e ri shkollor 2020/2021 në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ka folur kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj.

Ai ka thënë se janë bërë pothuajse të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në këtë kontekst, Jasharaj ka deklaruar se janë të kënaqur me bashkëpunimin që kanë pasur me Ministrinë e Arsimit dhe me ministrin Ramë Likaj. “Nga ajo që kemi parë gjatë vizitave me ministrin Likaj në disa shkolla dhe nga informacionet që kemi marrë nga kryetarët e nivelit komunal sindikal nga komunat e Kosovës, janë bërë përgatitje brenda mundësive dhe gjendja tani është shumë më e mirë se ajo që ishte para fillimit që planifikohej më 1 shtator”, është shprehur Jasharaj, duke shtuar se tashmë edhe mësimdhënësit janë të përgatitur për fillimin e mësimit.

Në këtë kontekst, Jasharaj ka thënë se SBAShK-u do ta monitorojë procesin mësimor për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.

“Veprimtarë të SBAShK-ut nga afër do ta përcjellin situatën dhe krijimin e masave mbrojtëse në shkollat e tyre dhe do ta kemi një pasqyrë të qartë e të saktë që nga e hëna e 14 shtatorit”, ka deklaruar Jashari, duke shtuar se, varësisht prej rrethanave, mësimdhënësit do të testohen për Covid.

Më tutje, Jasharaj ka folur për reformat dhe cilësinë në arsim. Ai ka thënë se në arsim janë bërë eksperimente, të cilat nuk kanë qenë në përputhje me rrethanat në Kosovë. Në këtë drejtim, Jasharaj ka thënë se duhet të ndërmerren disa veprime për ta përmirësuar cilësinë në arsim.

“Institucionet e Kosovës duhet ta përkrahin shumë më tepër MASh-in dhe arsimin duke krijuar kushte të duhura të punës arsimore dhe edukative në institucionet arsimore. Ka kaluar koha e procesit mësimor me shkumësa e shpuza. Duhet investuar në arsim në mënyrë që shkollat tona të ecin në hap me zhvillimet e hovshme teknologjike. Duhet ruajtur figura e mësuesit e jo që kjo figurë të kritikohet publikisht e pa bazë. Duhet shtuar numrin e inspektorëve profesionalë, të cilët do të shkojnë në shkollat tona e do ta përcjellin në klasë punën e mësimdhënësit dhe ta lavdërojnë për punën e përkushtimin, por edhe t’i tregojnë për lëshimet eventuale për t’i dhënë kështu mundësi e këshilla për përmirësim të vazhdueshëm”, ka theksuar Jasharaj./Epoka e re/

Më Shumë

Gjendet 13 vjeçarja nga Suhareka, dyshohet se është dhunuar seksualisht

Është gjetur në Vushtrri  13-vjeçarja nga Suhareka, e cila  u denoncua e zhdukur nga familja e saj. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije...

Një person arrestohet në Prizren pas sulmit fizik ndaj bashkëjetueses

Një person është arrestuar në Prizren. Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht  femrën me të cilën bashkëjeton. “Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa...

Lajmet e Fundit