Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për t’i ndihmuar familjet në nevojë për ndërtimin e 30 shtëpive në Komunën e Suharekës me vlerë 600.000 euro.

Kryetari Muharremaj, ka falënderuar Hoxhë Halil Kastratin, shoqatën “Jetimat e Ballkanit” si dhe donatorët Xhavit Krasniqi, biznesmen i suksesshëm në Londër, dhe Arsim Abashi, pronar i Cima Constuction, që përmes bashkëfinancimit do t’i ndihmojnë familjet që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive dhe është zotuar se do t’i përmbush të gjitha detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje e bashkëfinancimit.

Hoxhë Halil Kastrati ka falënderuar kryetarin Muharremaj për bashkëpunimin e treguar për sa vite për t’i ndihmuar familjet të cilat kanë nevojë.

Në këtë rast u bë e ditur se do ti ndërtohet edhe shtëpia e Kobes./Portali.info/