10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Juventus hedh sytë nga bomberi i Premierligës

Klubi i Juventusit ka disa kohë që flitet se do të afrojë një sulmues në merkaton e verës. Emra si Cavani, Dzeko apo dhe Griezmann janë lidhur me një kalim në Torino, por ende nuk ka asgjë konkrete. I fundit që flitet se mund të veshë fanellën e “Zonjës së Vjetër” është sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Sipas raportimit të “BBC”, francezi mund të vendoset në merkato nga klubi anglez dhe drejtuesit e Juventusit janë gati të përfitojnë. Përveçse kampionëve të Italisë për 29-vjeçarin kanë shfaqur interes dhe klube si Atletico Madrid dhe Inter.

Juventus kërkon një sulmues, pasi Gonzalo Higuain është me një këmbë i larguar. Lacazette pëlqehet nga juventinët dhe ata shpresojnë që ai të rikthehet si dikur kur luante për Lyonin, kur shënonte 20 gola në sezon përpara se të kalonte te Arsenali ku nuk pati shkëlqimin që pati në Francë.

Më Shumë

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. I riu shqiptar, babai i një vajze...

Lajmet e Fundit