9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Juventusi s’heq dorë nga Donnarumma, zbulohet propozimi i fundit për Milanin

Juventus është një ndër klubet që po garon për shërbimet e portierit Gianluigi Donnarumma. 21-vjeçari do të largohet me shumë mundësi nga Milani këtë verë dhe nuk mungon as interesimi i shumë klubeve jashtë Serie A. Bardhezinjtë e pëlqejnë shumë dhe e shohin si pasardhësin perfekt të Buffon.

Sportmediaset zbulon edhe propozimin e fundit për Milanin. Kampionët e Italisë janë gati të ofrojnë Federico Bernardeschin në shkëmbim të Donnarummës, i cili nuk e ka fshehur dëshirën për të qëndruar te skuadra e zemrës, por mbetet problem rroga e madhe prej 6 milion eurosh.

Bernardeschi nuk po arrin të kthehet në një titullar fiks te Juventusi dhe do të ishte një përforcim me vlera për sulmin e kuqezinjve. 26-vjeçari ishte afër Milanit edhe në janar, teksa u përfol për një shkëmbim mes tij dhe Lucas Paqueta.

Më Shumë

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Lajmet e Fundit