13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Kampioni i botës së futbollit infektohet nga Koronavirusi

Ish-futbollisti dhe menaxheri argjentinas, Carlos Bilardo, i cili drejtoi Argjentinën drejt fitores në Kupën e Botës 1986, është infektuar nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur një burim i afërt me familjen e tij për “Reuters”.

“Ata i bënë testin dhe rezultoi pozitiv. Megjithatë ai nuk ka treguar simptoma dhe është mirë”, ka treguar burimi.

82-vjeçari jeton në një azil pleqsh në Buenos Aires që nga viti 2018.

Bilardo njihet si kampion, i cili e ka drejtuar Argjentinën në dy kampionate botërore. Në vitet 1968-1970 ka fituar tre tituj të “Copa Libertadores”, si lojtar me Estudiantes

 

Më Shumë

Malishevë: Dorëzohen çelësat e 10-të shtëpive për familjet në nevojë

10 familje që jetojnë në kushte të rënda ekonomike në komunën e Malishevës, janë bërë me shtëpi banimi. Lajmi u bë i ditur nga kryetari...

Ylli shkëlqen edhe ndaj Proton Cable Prizreni

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 63:96 (16:28, 13:25, 19:22, 15:21), në javën e...

Lajmet e Fundit