5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kandidaturat e reja të PDK-së për deputetë

Partia Demokratike e Kosovës, pas aderimeve të analistëve dhe profesorëve, ua ka siguruar nga një numër shumicës së prurjeve të reja në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

PDK, në listën e kandidatëve për deputetë, numrin 13 ia ka rezervuar ish-Drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Çalaj. Ky i fundit u shkarkua nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, për, siç thoshte ai, “mos-përformancë”, shkruan Gazeta Express.

Në anën tjetër, numrin 16 kryesia e PDK’së, në koordinim me degët e partive nëpër qytete, ia kanë dhënë ish-deputetit nga radha e LDK’së, Ramiz Kelmendit.

Po ashtu, ish-analistëve të aderuar në PDK, iu ka lënë renditje në mesin e 30 kandidatëve. Faston Abdullahu bart numrin 31, teksa Ardian Kastrati numrin 32.

Ndërkaq, profesorit universitar, Arben Fetoshi, i aderuar së fundmi në Partinë Demokratike, ka marrë numrin 41.

Në anën tjetër, në mesin e prurjeve të reja, janë kështu siç vijojnë: Sylejman Çerkezi me numër 19, Skender Ukaj me numër 47, Asllan Bajrami me numër 59 dhe Arben Dautaj me numër 79.

PDK jashtë listës e ka lënë edhe ish-Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, i cili së fundmi iu rikthye partisë.

Më Shumë

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Lajmet e Fundit