10 C
Prizren
E premte, 29 Maj, 2020

Kaosi dhe dashuria në librin poetik “Ikje nga vdekja” të Din Mehmetit

Ma. Blerina Hajdini Murselaj

Libri poetik Ikje nga vdekja botuar më (1978) i poetit Din Mehmeti, vjen në radhë të parë deklarim i fuqishëm poetik, duke mos iu nënshtruar ligjit natyror po themi figurativisht që në këtë gjendje e deklamon në poezinë e tij në fjalë. Emri i librit në fjalë konstrukton në vete një vetëqendrim të përhapur para një gjendjeje shpirtërore dhe shoqërore.

Ndërsa studiuesi Agim Vinca, për poezinë e Din Mehmetit thekson se: poezia e tij ka një lidhje të ngushtë me vendlindjen dhe njerëzit e saj, me vuajtjet dhe dhembjet e tyre, me dilemat dhe brengat që përcaktojnë ideotematikën e emocionale të subjektit lirik .

Poezia e tij është medium ku gërshetohet reagimi emocional dhe reagimi intelektual, ndonëse poezia e Din Mehmetit më tepër mund t’i detyrohet elementit të parë (gjendjes emocionale)., ku tensioni emocional është një veçori në vete, në poetikën e Din Mehmetit dhe krysisht te librat poetikë Heshtja e kallur dhe Ikje nga vdekja.

Opuset letrare e poetike të poetëve tanë në mesin e të cilëve gjendet edhe poeti Din Mehmeti, në këtë rreth poeti qëndron në një hapësirë, ku në një rrafsh të vetëm shtrihen dhe përpiqen të zënë vend emocionalja dhe refleksivja.
Bota e ndjenjave në këtë libër poetik udhëton, çasteve të jetës, të cilat çaste bartin në vete emocionin për jetën. Libri në fjalë është i mbushur me emocion ku njeriu gjendet para një udhëkryqi se çka do të ndodh në të vërtetë me të.
Vargu Këndo ose vdis pa klithmë që njëherësh është titulli i një poezie, ku brenda kësaj poezie paraqitet një emocion shpirtëror, që subjekti lirik paraqet një emocion në vete, por që gjithësesi do të përballet me një gjendje të tillë që mbizotron.

Ky varg (titull poezie), paraqet një alternativë poetike, që na kujton prozën e Migjenit, Ose ose ku në këtë rast jepet një alternativë me zgjedh se cila mund t’i përshtatet gjendjes shpirtërore.

Këtu në këtë varg jepen zgjedhjet, por në formë të prerë se çka mund të zgjedhë subjekti lirik.
Por ajo që e karakterizon këtë varg është se duhet patjetër t’i përshtatesh ose këngës që në këtë rast del qëndrim ndaj një fortune të jetës, ose t’i nënshtrohet një pushteti pa asnjë fjalë.

Sipas studiuesit Basri Çapriqi, subjekti lirik nuk ka dilema dhe nuk dorëzohet as përpara fatit të paradhënë si në librat poetikë Ikje nga vdeja dhe Fatin tim nuk e nënshkruaj.

Në këtë libër vdekja deklarohet me jetën e përditëshme por që kërkohet të dilet nga kjo gjendje e cila po e preokupon njeriun, ikja këtu simbolizon jetën për të cilën duhet të luftohet në çfarëdo mënyre, sepse vdekja ndoshta është zgjidhja e fundit për njeriun e robëruar por para së gjithash kërkohet një zgjidhje. Në të gjithë ciklin e parë Koha i dënon mëkatet hapet kjo gjendje e rëndë emocionale e subjektit lirik, por në mënyrë figurative.

Jam shtrirë në barin përrallor
Diku në fshat
E marrë frymë thellë:
Çlirohem robërohem
Lindi vdes
E bëj ç’dua vetë…

Poezia Lindi e vdes bëj ç’dua vetë

Deklarimi i tillë poetik si në vargjet e lartëpërmendura shfaqin një dëshirë të pafund, të subjektit lirik që është i mbushur përplot me emocion, ku njëherësh dëshiron të vendos vetë për fatin e tij. Vetëm dy vargjet e fundit shfaqin një deklarim poetik emocional, që simbolizon dëshirën e brendshme emocionale.

Në këto vargje përveç që na shfaqet gjendja emocionale e subjektit, në të njëjtën kohë na shfaqet një lloj refuzimi që lind si rezultat i gjërave të imponuara, e që subjekti nuk mund të pajtohet me një imponim të tillë. Vdekja në poezinë e poetit Din Mehmeti, është sa figurative, po aq reale në kuptimin e gjendjes shoqërore; por ajo çka e fuqizon vdekjen është jeta, sepse në jetë mbeten të gjitha shpresat, të cilat esencializohen në çdo moment, për t’u tejkaluar kjo gjendje shpirtërore, në kuptimin emocional.

Jam pakëz i ndrydhur pakëz i çliruar
Pakëz i zverdhur pakëz i frikësuar
Jam pakëz i ngrirë pakëz i shkrirë
Pakëz i rrahur pakëz i ndjekur jam

Poezia Pakëz ëndërr pakëz zhgëndërr

Në këto vargje që i paraqitëm këtu, shohim se kemi të bëjmë me një gjendje emocionale të përzier për faktin se në secilin varg ndërron gjendja emocionale, ku na paraqitet figura e krahasimit që përdoret për të përshkruar gjendjen e subjektit lirik brenda vargjeve, e që këto vargje shfaqin hapur dyshimin, frikën, pasigurinë, etj., por në asnjë moment nuk paraqitet zbrapsja e subjektit, si shenjë e peripecive që i përjeton ai.

Ndërsa studiuesi Agim Vinca, për këto vargje thekson se: drama jetësore e njeriut i ngjan një lufte ndërmjet jetës dhe vdekjes, ndërmjet ëndrrës dhe zhgëndrrës pra, një paradoksi specifik.
Në mes të dy gjendjeve që shfaqen në këtë poezi gjithmonë kërkohet, ajo që është më e mira, për t’u tejkaluar kauza që në forma të ndryshme, në njërën anë gjendja e rëndë bëhet shtytje në kërkim të më të mirës.

Në këtë libër poetik Ikje nga vdekja të poetit Din Mehmeti, gërshetohet kaosi, dashuria, realiteti që të gjitha lidhen për emrin Kosovë, duke pasur parasysh tanimë emri Kosovë lidhet ngushtë jo vetëm në këtë libër poetik, por në një pjesë të madhe të krijimtarisë letrare të poetit Din Mehmeti. Tematika që realizohet në këtë libër poetik, paraqet një gjendje emocionale në vete ku e përcjell subjektin lirik gjatë gjithë kohës, por që shpesh herë subjekti lirik kalon nëpër sfida të ndryshme si: nëpër kaos, dashuri, realitet shpirtëror dhe shoqëror, që mund të themi se subjekti lirik në këtë libër poetik është i pathyeshëm përball gjendjes shoqërore.

Përmes alegorisë, përshkruhet jeta reale në Kosovë, sepse gjendja emocionale e subjektit që jepet për Kosovën, që edhe ashtu në poezinë Rembi i blertë i diellit e shfaq jetën tipike në kohëra të vështira në Kosovë, po njëashtu edhe poezia nuk lenë shumë enigmë por që e përcepton vendin Kosovën.

Ndërsa kur jemi te ky libër poetik i poetit Din Mehmeti, një gjendje emocionale të përzier na e shfaq dhe poezia Kosovë zog i diellit, ku na shfaqen shumë pamje, shumë emocione, shumë dëshira të subjektit lirik, që njëherësh të gjitha janë gjendje emocionale që i përjeton subjekti. Por studiuesi Agim Vinca, për kë poezi shprehet: përmes kësaj gjuhe ngapak solemne e retorike, por njëkohësisht dhe metaforike, poeti arrin ta portretizojë fytyrën e vendlindjes dh eta përgjithësoj dashurinë ndaj saj.

Pra, libri poetik Ikje nga vdekja pasqyron një botë të tërë emocionale dhe nacionale, ku gjithmonë e para ndërlidhet me të dytën si rezultat i një dëshire që paraqet në vete subjekti në tërësi të librit. Ndërsa kur jemi te tematika e këtij libri, duhet të theksojmë se ky libër përbëhet prej temës së dashurisë dhe temës shoqërore, që natyrisht ndërlidhet një tematikë mjaft kompakte.

Përfundimi

Qasja ime mbi librin poetik Ikje nga vdekja të poetit Din Mehmeti, është një qasje që ndërlidhet me metodën psikanalitike, dhe që paraqes përfundimet e mia, lidhur me këtë libër, por që natyrisht arritja deri këtu është një rezultat ku synoj që qasja dhe interepretimi im të mos jenë mendime pëfundimtare mbi poezinë e këtij poeti, por ky punim të jetë kontribut sado i vogël mbi poezinë e Din Mehmetit.

Lidhur me metodën e përdorur jemi fokusuar më tepër rreth gjendjes emocionale të subjektit lirik, që është një qasje sa analitike po aq psikilogjike, ku jam munduar të ndjek paraqitjen e gjendjes emocionale të subjektit brenda librit poetik në fjalë.

 

(Fusnotat i ka hequr redaksia. Kjo kumtesë u lexua në ‘’Konferencën Doktorale’’, Prishtinë)

- Advertisement -

Më Shumë

Rast i çuditshëm me COVID-19 në Prizren, ritestohet për herën e katërt por nuk del negativ

Prizreni vazhdon të mbetet komuna me më së shumti raste aktive me coronavirus. Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Visar Shehu ka thënë për RTV...

Dita e tretë, Prizreni pa asnjë të infektuar me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se janë testuar gjithsej 332 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi...

Policia i kthehet orarit të vjetër të punës

Policia e Kosovës që nga nesër i kthehet orarit tetë orësh të punës. Dy muaj të plotë, prej kohës kur u shfaq pandemia COVID-19, ata...

Mbappe flet sërish për “Topin e Artë”

Kylian Mbappé ka dhënë një intervistë për gazetën britanike, “Daily Mirror”, në të cilën flet për ambicien dhe dëshirën e tij për të fituar...

Badallaj thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Sulltan Badallaj, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Seanca do të mbahet të premtën e kësaj jave. Për shkak të...

Menaxhimi i mirë i pandemisë ka krijuar kushte për heqjen e disa masave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se lehtësimi i kufizimit të lëvizjes nuk është i ndërlidhur me mundësinë që të ketë...

Një burrë në Suharekë pengon zyrtarët policor në detyrë, arrestohet

Një burrë në Suharekë ka tentuar t’i pengojë zyrtarët policorë teksa ishin duke kryer detyrën e tyre, transmeton PrizrenPress. Policia ka njoftuar se gjatë arrestimit...

Deklaratë e “çmendur” e Tyson: Në burg ndërpreva stërvitjet pasi bëja marrëdhënie seksuale tërë ditën

Në vitet 80-90, Mike Tyson ishte boksieri më i mirë në atë kohë duke bërë që shumë njerëz të dashurohen në të. Por jashtë ringut,...

Play-off dhe Play-out në Serie A? Klubet italiane kundërshtojnë në kor

“Nëse nuk mund të luash, nuk mund të luash. Majft!”, ky është mesazhi i Urbano Cairo, presidentit të Torino, i cili qartazi shprehet se...

Quni uron festën e Bajramit: Paqe, suksese, respekt dhe dashuri në familjet tuaja

Ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Çuni, i ka uruar gjithë qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit. "Të gjithë pjesëtarëve të Ministrisë së...

Vetëm edhe një rast aktiv me COVID-19 në Malishevë

Sot është shëruar edhe një person nga Komuna e Malishevës, i cili ishte i prekur me COVID-19, duke e quar numrin e të shëruarve...

Rrahen keq për borxh në Malishevë

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur në fshatin Temeqine të Malishevë pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi, transmeton PrizrenPress. Policia njofton se si pasojë...

Casillas emocionon tifozët e Realit: Do të kthehem një ditë

Portieri veteran, Iker Casillas, i emocionoi tifozët e Real Madridit teksa kujtoi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Los Blancos, duke e...

Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike, këto janë 11 masat që janë përfshirë në të

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në një konferencë për media ka prezantuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, vlera e së cilës pritet të...

Komuna e Prizrenit pranon donacion 200 pako ushqimore dhe 5 ton miell për familjet në nevojë

Komuna e Prizrenit sot ka pranuar një donacion prej 200 pakove ushqimore dhe 5000kg miell, të cilat janë dhuruar nga organizata Qatar Charity, për...

12 policë të Prizrenit në mesin e të infektuarve me koronavirus

12 nga 19 rastet e reja me koronavirus në Prizren të premten janë zyrtarë policorë, ka mësuar KOHA. Të premten janë testuar rreth 20 zyrtarë...

Lajmet e Fundit

ShBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e...

Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit për dekretin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë. Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në...

Mali i Zi lejon hyrjen për banorët e Kosovës, jo edhe për ata të Serbisë

Qytetarët e Kosovës prej 1 qershorit mund të hyjnë në territorin e Malit të Zi. Këtë e ka bërë të ditur të enjten mbrëma përmes...

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

Shumë shtete u detyruan t’i mbyllin kufijtë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e pandemisë me Covid-19. Por, disa prej tyre pas më shumë se...

Iluzion për një këngë

Nga Rauf Xhyheri Retë ikën! Këndoni sikur dielli do shpërthejë Harmoninë e harpave, Të mbetuna vjerë në shelgjet buzë liqenit, Që, edhe sot lotojnë, Tunden lehtas nga era e trishtueme. Zogjtë...