10 C
Prizren
E premte, 5 Qershor, 2020

Kaosi sot në Kosovë lidhet me emrin Agim Veliu

Bekri Murselaj

Emri i Agim Veliut, është emër i njohur për popullin tonë dhe veçanërisht për ndikimin e tij dhe fuqinë e tij brenda LDK-së. Pozita e tij e nënkryetarit brenda partisë, ka një fuqi që mund të quhet vetëm nënkryetar, e që realisht ky nënkryetar e ka ndikimin si kryetar brenda partisë së tij.

Figura e tij lidhet me të gjitha proceset brenda partisë, duke dërguar shpesh partinë në rrugët e gabuara politike, shpesh herë për ambiciet e tij politike, e fut partinë dhe vendin në “qorrsokake” të dëmshme për Kosovën.

Për këtë person pozita e nënkryetarit brenda partisë, duhet të rishikohet nga ana e partisë dhe njëkohësisht duhet të evitohen dëmet që ia ka bë ky person partisë, dhe sidomos Kosovës.

Njeriu që nuk ka pas guximin, të marrë nominimin për kryeministër në asnjë palë zgjedhje, jo pse nuk e ka fuqinë brenda partisë që ta bëjë një gjë të tillë, por që e dinë realitetin se po të dilte kanditat për kryeministër, partia e tij me siguri do të dilte e treta ose e katërta në zgjedhje.

Dhe ky nënkryetar po sa të kryhen zgjedhjet nacionale, bëhet i gjallë në marrjen e vendimeve brenda partisë, për ambice të tij personale. Ky nënkryetar me veprimet e tij brenda partisë, sillet sikurse t’i fitonte vetë zgjedhjet dhe jo bashkëpartiakët e tij. Nëse iu referohemi vetëm veprimet e tij të fundit në këto zgjedhje; duke e kundërshtuar vazhdimisht një koalicion mes VV-së dhe LDK-së, derisa për një koalicion të tillë ishin pro të gjithë nga të dy partitë, duke përfëshi këtu edhe kryetarët e partive Albin Kurtin dhe Isa Mustafën.

E si ka mundësi që nënkryetari Agim Veliu të del kundër kryetarit Isa Mustafa, që ishte pro koalicionit me VV-në?!

E krejt ky kundërshtim për koalicion me VV-në, nga ana e Agim Veliut, bënë që ky veprim i tij të ishte kundër krejt vullnetit të votuesve të LDK-së, dhe bashkëpartiakëve të tij, vetëm e vetëm për ambiciet e tij personale, duke e kushtëzuar partinë për një pozitë të tij në qeveri.

Agim Veliu mori primatin e të parit në parti në momentin që e kundërshtonte koalicionin me VV-në, ai nuk e kundërshtoi këtë koalicion për ndonjë parim por për një skenar tjetër. Agim Veliu priste që të kalonte afati kushtetues për nominin e kandidatit të partisë parë, me qëllim që t’i kaloj LDK-së mandatari i qeverisë dhe pastaj ta nominonte veten në mënyrë unanime brenda partisë.

Sepse plani i dytë ishte që kryeministri t’i takoj LDK-së, me partitë e tjera si PDK, AAK, NISMA duke e dërguar VV-në në opozitë edhe pse ishte partia e parë VV. Dhe pas shumë bisedash mes VV-së dhe LDK-së arrihet koalicioni mes këtyre partive, duke e favorizuar Agim Veliun me pozitën e ministrit të Punëve të Mbrendshme.

Por çfarë dëmi i shkaktoj një herë komunës së Podujevës për ambicie të tij personale? Me dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të Podujevës, ky kryetar i shkaktoj humbje 400 mijë euro, buxhetit të Kosovës, duke dërguar komunën në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe tash Kosovën po ashtu në zgjedhje të jashtëzakonshme, ku pritet të kushtojnë nja disa milionë euro zgjedhjet. Agim Veliu do të mbahet mend si një politikan i dështuar në vend, që për ambice të tij personale, shkaktoj krizë institucionale në Kosovë, e aq më keq në një kohë pandemie në vend.

Në vend se të diskutohej për buxhet shtesë për Ministrinë e Shëndetësisë që t’ju dilet në ndihmë qytetarëve në këtë kohë pandemie, deputetët e LDK-së, krijuan krizë institucionale për ambiciet personale e partiake.

 

- Advertisement -

Më Shumë

Prizren, konfrontim mes bashkëshortësh

Në fshatin Donje të Prizrenit ka ndodhur një konfrontim mes burrit dhe gruas, transmeton PrizrenPress. Raportohet që ngjarja të ketë ndodhur dje rreth orës 17:40,...

Deputeti i NISMA-s Haxhi Shala: Për momentin vota ime është kundër Qeverisë Hoti

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë se nuk ka vendosur nëse do të votojë koalicionin e ri që pritet ta ndërtojë qeverinë. Shala...

Begaj habitet si ndodhi të dal pozitiv me Covid-19 një rast në Malishevë

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj tha se personi i cili ka dal pozitiv me Covid-19 në këtë komunë, ka ardhur nga Mali...

Prizren, vidhet pistoleta në shtëpinë e mërgimtarit

Një burrë në Prizren ka raportuar për disa persona të panjohur të cilët kishin depërtuar në shtëpinë e dhëndrit të tij. Sipas policisë, personi në...

Vetëvendosje në Prizren fillon peticionin për zgjedhje të reja

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka hapur tendën e saj në sheshin “Sheshi i Lidhjes”, ku qytetarët u përgjigjen masovikisht nëpërmjet peticionit se duan zgjedhje. “Tenda...

Perez nuk i plotëson dëshirën, refuzon propozimin e Zidane për të sjellë në ‘Bernabeu’…

Trajneri Zinedine Zidane duket se ka hequr dorë nga dëshira e tij e madhe për të patur në skuadër, Paul Pogba. Francezi e preferonte shumë...

Asnjë rast i prekur me COVID-19 nga Malisheva

Sonte nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 nga Komuna e Malishevës, përderisa testet e bëra të ditës së sotme kanë rezultuar...

Gati për votim “Qeveria e Dialogut”

Qeveria e re do të votohet në fillim të kësaj jave, sapo të publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, dekretimi...

Pandemia ua humb 45 për qind të qarkullimit bizneseve

Në Administratën Tatimore të Kosovës nuk është arritur të realizohet plani i të hyrave për periudhën janar-maj për shkak të pandemisë Covid-19. ATK-ja për...

Kupa e Italisë shkaktoi polemika, “Sky Sport” zbulon planin e ri

Kupa e Italisë u kthye në një mollë sherri në Itali. Interi, që sapo u zyrtarizuan datat, doli kundër dhe madje paralajmëroi se do...

Ish-gjyqtari i Kushtetueses i përgjigjet Kurtit: Vendimi është juridik dhe jo politik

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në një prononcim për portalin “Front Online”, ka komentuar vendimin e fundit të kësaj Gjykate, për dekretin e...

Shtyhet festivali “Bunarfest” në Prizren

Festivali "Bunarfest" sivjet nuk do të mbahet në muajin qershor, transmeton PrizrenPress. Sipas njoftimit, festivali është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19 për një kohë...

Mali i Zi hap kufirin me Kosovën

Nga e hëna, Mali i Zi do të lejojë hyrjen e qytetarëve të 26 vendeve, në mesin e tyre edhe ata që vijnë nga...

Shembet një shtëpi e vjetër në Prizren, lëndohen dy persona

Pak pas orës 11:00 në rrugën “Saraçët”, është shembur një shtëpi e vjetër banimi dhe janë lënduar dy persona në moshë. Në vendngjarje ka dalur...

Zyrtarët e Inteligjencës së SHBA: Rusia po nxit përplasjet raciale

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në 30 qytetet të SHBA-ve pas vrasjes së një personi me ngjyrë George Floyd të paarmatosur nga një polic...

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë

Edhe pse çmimet e derivateve të naftës në Kosovë ishin të larta, ato sërish kanë shënuar ngritje. Aktualisht në Kosovë çmimi i naftës sillet...

Lajmet e Fundit

Detaje rreth personit të infektuar me COVID-19 në Tupec të Prizrenit

Pas një jave në Prizren rikthehen rastet e reja me coronavirus në Prizren. Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu ka thënë për RTV...

Haxhi Shala: Nëse nuk respektohen organet e partisë, largohem nga Nisma

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka komentuar edhe emrin e zëvendëskryeministres nga partia e tij. Shala në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV...

Në Prizren bizneset kërkojnë t’u lejohet organizimi i dasmave

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për lirimin e bizneseve nga taksa komunale, nga pagesa e qirasë për lokalet që janë pronë komunale...

Një rast me COVID-19 në Tupec të Prizrenit

IKSHPK ka konfirmuar se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, 3 persona janë shëruar. Rastet...

Tahiri: Qysh sot do të merremi me vonesën e pagesave të 170 eurove

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës Besnik Tahiri ka folur për vonesat e pagesave prej 170 euro, ku rreth 20 mijë...