9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Katër mësimdhënës të prekur me COVID-19 në gjimnazin e Dragashit, mësimi kalon në skenarin C

Komuna e Dragashit njofton se katër mësimdhënës dhe një nxënës të Gjimnazit “Ruzhdi Berisha” kanë rezultuar pozitiv në testet për coronavirus që ka bërë IKSHPK.

Komuna thotë se këto rezultate kanë dalë nga testimi i 50 mostrave të marra.

Sipas rekomandimeve të IKSHPK task forca në nivel të DKA-së në Dragash ka marrë vendim që mësimi të kalojë në skenarin C, që nënkupton mësim nga distanca.

Nxënësit në këtë shkollë do të kthehen me 2 nëntor të vitit 2020.

Njoftimi i Komunës së Dragashit

Të nderuar prindër, të dashur nxënës dhe staf i shkollës “Ruzhdi Berisha” në Dragash, pas dyshimeve që kishim rreth infeksionit me COVID-19 të mësimdhënësve të kësaj shkolle dhe njoftimit që pranuam sot nga ISHKPK doli se:

Nga 50 mostra të testuara, 4 mësimdhënës dhe 1 nxënëse rezultuan pozitiv.

Sipas rekomandimeve të IKSHPK task forca në nivel të DKA-së merr këtë vendim:

VENDIM

  1. Procesi mësimor në Shml “Ruzhdi Berisha” në Dragash me datë 20.10.2020 kalon në skenarin C (mësimi në distancë )
  2. Mësimi sipas skenarit A ( me prezencë në shkollë ) rifillon me datë 02.11.2020.

III. Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset drejtoria e shkollës “Ruzhdi Berisha” në Dragash .

Arsyetim
Për arsye të infektimit të 4 mësimdhënësve dhe 1 nxënëse të kësaj shkolle me COVID-19, procesi mësimor zhvillohet sipas skenarit C sipas pikës I të këtij vendimi.

Pa panik, por me kujdes të shtuar!

Më Shumë

Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e kredive bruto të kosovarëve për muajin shkurt nëpër banka është 4.95 miliardë euro. Në...

Proton Cable Prizreni nikoqir i Golden Eagle Yllit

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Proton Cable Prizreni do të...

Lajmet e Fundit