6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Katër raste në vetëm 24 orë, avionë e helikopterë përfundojnë të rrëzuar

Mbrëmjen e djeshme legjenda e basketbollit Kobe Bryant humbi jetën në një aksident ajror.

Helikopteri me të cilin po udhëtonte përfundoi i përplasur dhe shpërtheu në flakë duke i marrë jetën Kobet, vajzës së tij 13 vjecare dhe 8 personave të tjerë.

Por nuk është ky i vetmi aksident ajror në këtë hark 24 orësh.

Ditën e sotme një avion ka rënë në rrethin Deh Yak të provincës Ghazni, në jug-perëndim të Kabulit ndërsa në bord kishte dhjetëra pasagjerë fati i të cilëve akoma nuk dihet.

Nga ana tjetër në Iran, një avion bëri ulje emergjente duke dalë jashtë piste për shkak të një problemi. Në bord kishte 135 pasagjerë.

Ndërkohë vetëm pak minuta më parë një helikopter ushtarak ra në Adriatik pasi po bënte prova. Helikopteri ishte dhuratë e SHBA-ve për Kroacinë. /albeu.com/

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Lajmet e Fundit