9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Katër të vrarë në rajonin e Prizrenit, për një javë

Katër persona janë vrarë në rajonin e Prizrenit në javën e fundit.

Rasti i parë u shënua të mërkurën e 22 janarit, kur D.H. dhe S.H., burrë e grua, u vranë në shtëpinë e tyre në Prizren. Për këtë rast akoma nuk ka të arrestuar.

Rasti i dytë ishte ai i pasdites të së dielës, ku një 19-vjeçar vdiq si pasojë e therjes me thikë gjatë një përleshjeje në rrugën “Xhevat Berisha”. Policia ka arrestuar dy të dyshuar.

Në rastin e tretë, vrasja ka ndodhur në fshatin Maqiteve të Suharekës. Aty u vra një 44-vjeçar. Për këtë rast është arrestuar një person.

Aktivisti i shoqërisë civile, Ismet Kryeziu, ka shtruar dilemën nëse mungesa e perspektivës zhvillimore e varfëria e skajshme janë ndër arsyet kryesore për depresion kolektiv e vrasje të përditshme. Ka shtuar se ky fenomen tani po merr karakter të normalitetit ditor.

“Në Prizren e Suharekë, për katër ditë katër të vrarë. Mungesa e perspektivës zhvillimore, varfëria e skajshme në të cilën po jetojmë, a janë ndër arsyet kryesore për depresion kolektiv e vrasje të përditshme. Ndoshta dhe përpara ka pasur vrasje, por po më duket tani ky fenomen po merr karakter të normalitetit ditor”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi/

Më Shumë

Albin Kurti sot i mbush 49 vjet

Sot është një ditë tejet e veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai sot e feston ditëlindjen e 49-të. Kurti ka lindur më 24 mars...

8 dhe 11 milionë euro, mbërrijnë dy oferta për Rrahmanin

Albion Rrahmani duket se do të largohet këtë verë nga Rumania për një hap më cilësor në karrierën e tij. Dhe, ofertat tashmë kanë...

Lajmet e Fundit