6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kërkohen inxhinierë të mekatronikës dhe të inxhinierisë mekanike për „Shkollën e Lartë Loyola Profesionale”

 

Në kuadër të projektit të ri në shkollimin dhe trajnimin profesional, të njohur si “Shkolla e Lartë Loyola Profesionale”, Asociacioni Loyola- Gymnasium kërkon të punësojë trajnerë- mësimdhënës të mekatronikës. Të interesuarit duhet të kenë gradën master në mekatronikë ose inxhinieri mekanike dhe mund t‘i drejtohen Asociacionit “Loyola- Gymnasium” në Prizren me një CV.

Trajnimet në fushën e mekatronikës dhe përvoja në punë do të konsiderohen si përparësi. Mes tjerash, kandidatët duhet të kenë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze (testi TOEFL ose IELTS do të konsiderohet përparësi), ashtu si edhe në gjuhën gjermane, ku testi DSD do të merret si përparësi. Afati i fundit i paraqitjes së aplikacioneve është data 26 tetor 2018.

Asociacioni “Loyola- Gymnasium” për më shumë se 14 vjet vepron në Kosovë në fushën e edukimit, duke mbështetur qartë mësimin dhe edukimin e kualitetit të lartë të të rinjve. Kjo përfshin përgatitjen e të rinjve kosovarë për t’u përballur me konkurrencën evropiane dhe integrimin e tyre në fushën e edukimit dhe të shkencës, sikurse edhe në promovimin dhe kuptimin e kulturës, shkencës dhe artit.

Më Shumë

Totaj takohet me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba, në një drekë solemne në Army & Navy Club...

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Lajmet e Fundit