6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Këshillim përmes telefonit, Komuna e Prizrenit organizoi trajnim për psikologët

Departamenti i psikologjisë ka organizuar një webinar me datat 31 mars dhe 1 prill 2020 për psikologët që do të ofrojnë këshillim përmes telefonit gjatë pandemisë COVID-19.

Kërkesa për këtë trajnim ka ardhur nga Komuna e Prizrenit, e cila do të organizojë shërbime të përkrahjes dhe këshillimit psikologjik përmes telefonit.

“Webinari është moderuar dhe organizuar nga prof. Aliriza Arënliu. Folës në ditën e parë kanë qenë dr. Moshe Landsman dhe Bind Skeja, të cilët janë fokusuar kryesisht në parimet themelore të këshillimit përmes telefonit dhe dallimet prej këshillimit në person dhe ballafaqimin me situata të krizës. Në ditën e dytë prof. Zamira Hyseni nga departamenti i psikologjisë u fokusua në sfidat e mësimit online për prindër, mësimëdhënës dhe nxënsës duke i parapri disa problemeve potenciale në këtë fushë dhe rekomandimeve për tejkalimin e tyre. Folësi i fundit ishte dr. Fitim Uka i cili u fokusua në sfidat e shëndetit mendor gjatë pandemisë dhe rekomandime konkrete se çka të bëhet për të tejkaluar situatat me stres, ankth dhe panik”, njofton Komuna e Prizrenit, transmeton PrizrenPress.

“Nga trajnimi përpos psikologëve vullnetarë nga komuna e Prizrenit kanë përfituar edhe 10 psikologë nga komuna e Suharekës që do të ofrojnë shërbime të ngjashme. Më tutje departamenti i psikologjisë do të ofrojë pëkrahje në mbikëqyrje profesionale për këtë shërbim të rëndësishëm për qytetarë në kohë të pandemisë”.

“Qytetarët që duan të marrin këshillime psikologjike online mund ta bëjnë këtë duke telefonuar në Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 19 200 apo duke shkruar në WhatsApp dhe Viber në numrin +383 45 119 200, me ç’rast më pas do të drejtohen tek psikologët profesionalë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit