4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Këshilltari i Trumpit: Kina ka dërguar turistë për ta përhapur Covidin nëpër botë

Këshilltari ekonomik i presidentit amerikan, Donald Trump, Peter Navaro, e ka akuzuar Kinën se për dy muaj e ka fshehur koronavirusin e ri nga bota dhe se ka dërguar turistë nga Vuhani nëpër botë për ta përhapur virusin.

“Virusi u shfaq në provincën Vuhan, pacienti zero u zbulua në nëntor. Kinezët kanë fshehur virusin nga bota pas mburojës së OBSh-së për dy muaj dhe më pas dërguan qindra mijëra qytetarë në Milano, Nju-Jork dhe mbarë botën për ta përhapur virusin”, tha Navaro për Ej-Bi-Si.

Ai tha se Kina ka mundur ta mbajë virusin në Vuhan, por në vend të kësaj ka kaluar në pandemi.

“Kjo është arsyeja pse unë them se kinezët ia bënë këtë Amerikës dhe se ata janë përgjegjës”, tha Navaro.

Navaro, i cili është zyrtarisht drejtori i Zyrës për Tregti, i udhëheq përpjekjet e administratës amerikane për t’u furnizuar me pajisje mjekësore dhe pajisje mbrojtëse gjatë pandemisë./Epoka e re

Më Shumë

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Lajmet e Fundit