10.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni nga premierat më të fundit botërore, deri tek filmat vendor që po vazhdojnë të korrin suksese.

Vikendi është kohë që më së miri kalohet duke shikuar filma, dhe ku t’i shikosh filmat më të rinjë, më mirë se në Cineplexx. Këtë vikend, në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren mund t’i shikoni 9, respektivisht 6 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 12:00 deri në ora 23:00.

Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx janë:

I Love Tropoja

1) I Love Tropoja
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit “2 Gisht Mjaltë”, i cili mbetet filmi më i shikuar në Cineplexx, Ermal Mamaqi sjell një komedi të re, me titullin “I Love Tropoja”.

Filmi flet për një djalë me ambicie të mëdha për jetën, i cili shpreson që së shpejti do të vendoset në pozicionin që meriton në kompaninë ku ai punon, por cuditërisht ndodh e kundërta. Djali e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar kurrë, në një qytet verior, në Tropojë, ku duket se shpresa ka vdekur bashkë me botën në mendjen e tij.

Sonic The Hedgehog

2) Sonic The Hedgehog
Bazuar në personazhin e famshëm nga loja Sonic, filmi flet për një iriq shumë të shpejtë i cili gjen veten në planetinë Tokë dhe duhet të përballet me një detektiv të ligë i cili dëshiron ta kapë që të bëjë eksperimente me të.

Like a Boss

3) Like a Boss
Dy shoqe me ideale shumë të ndryshme nga njëra tjetra fillojnë një kompani bukurie së bashku. Njëra është më praktike ndërsa tjetra dëshiron të fitojë fatin e saj dhe të jetojë një mënyrë jetese të lavdishme.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhe filmat familjarë, Call of the Wild, Playing with Fire, super aksioni Bad Boys 3 dhe filmi horror Fantasy Island, ndërsa në kinemanë në Prishtinë në shfaqje mbeten edhe Dolittle, dhe filmi Birds of Prey.

Kinemaja në fundjavë nis punën nga ora 12:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu (e lidhni me këtë link: https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)

Më Shumë

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar

Italia vijon të kryesojë renditjen e kampionateve elitare të Europës dhe mesjava në kompeticionet europiane, thelloi edhe më shumë diferencën me Gjermaninë ndjekëse. Madje,...

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Lajmet e Fundit