11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kiqina motivon punonjësit e Telekomit gjatë vizitës në Prizren

Gjatë një vizite pune në pikat regjionale të shitjes në Prizren dhe Gjakovë, Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina, ka identifikuar për së afërmi vështirësitë e punës, projektet e nisura, por edhe motivin për punë të punonjësve të Telekomit të Kosovës.

Për shkak të situatës së rënduar në Telekomin e Kosovës, shumë pika regjionale të kësaj kompanie, e kanë pasur të pamundur për të përmbushur të gjitha kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve nëpër qytete, fshatëra dhe vendbanime të ndryshme anëkend territorit të Republikës së Kosovës.

“Përkundër situatës së vështirë nëpër të cilën po kalojmë si ndërmarrje, jam i kënaqur dhe i inkurajuar me punën e palodhshme që po bëhet nëpër regjione dhe sidomos me vetëiniciatën e punonjësve për mirëmbajtje të objekteve, por edhe të punëve teknike nëpër terren, në mënyrë që të plotësohen të gjitha kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve për rrjet dhe shërbime më të mira”, tha Zeqir Kiqina, Ushtrues i Detyrës i Kryeshefit Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës.

Ai u bëri të ditur punonjësve gjatë vizitës në Prizren dhe Gjakovë se duke bashkëpunuar ngushtë me Bordin e Drejtorëve, do t’i adresojnë te Aksionari me kohë dhe në mënyrë emergjente të gjitha problemet me të cilat është duke u përballur kompania.

“Problemet janë të shumta, sepse siç dihet mungesa e investimeve në rrjetet teknike, çdo ditë e më shumë po krijon vështirësi komunikimi te konsumatorët, gjë që kjo pastaj ka efekte negative edhe në inkasimin e të hyrave dhe në stabilitetin e përgjithshëm teknik dhe financiare”.

Ai u informua se në Komunën e Gjakovës, sakatësisht në rajonin “Rekës së Keqe” është investuar në zgjerimin e kabllit optik, që përfshijnë fshatërat Ponoshec, Popoc, Shishmon, Smolicë, Duzhnje, Meqë, Babaj të Bokës, Korenicë, etj, ndërkohë që është funksionalizuar edhe rrjeti në disa fshatëra të Deçanit, si në Gllogjan, Baballoq, Gramaqel, Hereq, Shaptej, etj.

Pavarësisht sfidave me të cilat është duke u ballafaqur, Telekomi i Kosovës po bën përpjekje të mëdha për të plotësuar në vazhdimësi nevojat e të gjithë konsumatorëve, institucioneve publike dhe atyre private, për qasje sa më të lehtë në shërbimet e telefonisë mobile, fikse, internetit dhe IPTV-së.

F

Më Shumë

Memorandum për rritje ekonomike dhe inovacion në Komunën e Prizrenit

Kryetari Shaqir Totaj ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me OJQ “Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug” (AZHR Jug). Ky memorandum synon të zbatohet për politikat e...

‘O do të flasësh, o do të vdesësh’- Dëshmia tronditëse e ish-partizanit: Kapiteni dhe nëntogeri më torturonin

Antifashistët që ishin burgosur në Itali në rrethana të ndryshme, por që u liruan nga anglo-amerikanët në vitin 1943, pas largimit të misionit amerikan...

Lajmet e Fundit