9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kizolli vizitoi “Desaven”

DESAVEKandidati i PK-së për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli, ka vizituar  Kompaninë “Desave & Kopshti Zoologjik Shqiponja”, në Prizren. Drejtuesi i kompanisë Vezir Shehu, falenderoi kandidatin Kizolli dhe shoqëruesit e tij, për vizitën e realizuar në këtë kompani. “Ndjehem i nderuar për interesimin që ka treguar Partia Konservatore që të ndjekë nga afër punët të cilat i  kryen Kompania”, tha Shehu. Ai, para “Qeverisë Kizolli”,  ka shpalosur edhe historikun e kompanisë dhe aktivitetet të cilat ata i zhvillojnë.

Në kuadër të vizitës, konservatorët u njoftuan edhe me punëtorët e kompanisë para të cilëve foli kandidati për kryetarë Beni Kizolli, i cili  shpalosi edhe platformën politike dhe tregoi konceptin e tyre të ri që lidhet me  zhvillimit ekonomik duke premtuar se në qeverisjen e tyre veprimtaritë prodhuese dhe tregëtare do të lirohen nga veprimtaria biznesore e cila edhe ashtu nuk ka qenë e  paraparë me ligj, por që qeveria komunale i ka ngarkuar veprimtaritë prodhuese dhe tregëtare  me këtë obligim.

Edhe kryetari i Partisë Konservatore të Kosovës, Munir Basha duke u falenderuar për mikëpritjen që gjetën në Kompaninë “Desave”, tha se “të gjithë ne si qytetarë të këtij vendi duhet të mburemi me punën e vëllezërve Shehu, pasi pavarësishtë kushteve të vështira për të vepruar në vendim tonë ata me këmbëngulje vazhdojnë punën dhe me suksese të kënaqshme”.

Basha  shtoi se me “Qeverinë Kizolli” gjendja e prodhuesve do të jetë vërtetë ndryshe duke premtuar se do t`i përkrahin në të gjitha aspektet që kanë nevojë, pasi suksesi i veprimtarive prodhuese do të jetë sukses edhe i Komunës.Ndryshe takimi ka vazhduar duke bër shëtitje nëpër kopshtin zoologjik “ Shqiponja”/ PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Lajmet e Fundit