21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kompania e ujësjellësit në Prizren kërkon nga konsumatorët të paguajnë faturat

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kërkon nga të gjithë konsumatorët që t’u përmbahen pagesave të rregullta të faturave mujore për shërbimet e ujësjellësit.

KRU “Hidroregjioni Jugor” thekson se pagesa e faturave të rregullta mujore do të ndikoj direkt në kualitetin e shërbimeve që do të ofrohen dhe në investime afatgjate.

Në njoftim thuhet se kompania do të fillojë me aktivitetet e saja në teren, për inkasimin e faturave të pa paguara të ujësjellësit nga konsumatorët:

“Do të dërgoj vërejtje për konsumatorët që kanë borxh mbi 100 euro (vërejtje për përmbarim), nga inspektorati i Kompanisë në të gjitha njësit operative Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash. Do të fillojë dërgimi i rasteve në përmbarim i konsumatorëve që nuk iu kanë përmbajtur kontratës për pagesën e borxhit me këste. Do të dërgohen në përmbarim konsumatorët të cilët kanë borxh mbi 100 euro, e të cilët nuk kanë nënshkruar kontratë për pagesën e borxhit me këste. Do të fillojë edhe ç’kyçjen nga rrjeti ujësjellësit për konsumatorët keqpërdorues të ujit dhe atyre që nuk paguajnë për një kohë të gjatë”.

“Prandaj, për të evituar pasojat e lartcekura, kompania jonë me mirëkuptim kërkon nga ju konsumatorë, që të paguani faturat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit në të gjitha arkat e kompanisë, në llogaritë bankare të shënuara në faturë, në zyrat e postës dhe Western Union”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Më Shumë

Haradinaj në Prizren: Koalicioni i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor i prirë nga AAK, është shndërruar në forcë serioze politike. Haradinaj...

Greikoci me vetëkontribut ndërtoi objektin e shkollës

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as që lidh kokërr në qoftë se nuk ujitet me lot e...

Lajmet e Fundit