5.7 C
Prizren
E mërkurë, 3 Qershor, 2020

Komploti kundër Ahmet Zogut

Cilat ishin organizatat apo “komisionet e fshehta” të Vlorës? Cili është qëllimi i ngritjes së tyre? Kush ishin anëtarët? Çfarë veprimtarie zhvilluan? Klubi “Labëria”, roli i Ismail Qemal Vlorës dhe komploti kundër Zogut

Organizatat e fshehta të Vlorës së shekullit XX

Përgatiti Ergys Alushi

-Shoqëria ”Dora e Zezë”, ku veproi dhe Anëtarët e Shoqërisë

-Cili ishte programi i Shoqërisë sekrete?.

-Klubi “Labëria” dhe roli i Ismail Bej Vlorës

-Atentati i bujshëm për vrasja e Xhebariut

-“Dora e Zezë” organizoi kryengritjen që solli Pavarësinë!

-“Komiteti i fshehtë i Vlorës -1919

-Lëvizja e fshehtë e Vlorës e vitit 1932

-Komploti kundër Ahmet Zogut

Në historinë e Vlorës në shekullin e 20-të janë të njohura tre organizatat e fshehta që kanë vepruar në mbrojtje të Vlorës dhe kundër pushtetit. Gjithsesi për një pjesë të madhe të opinionit këto ngjarje janë fare pak të njohura, për të mos thënë që nuk janë të njohura fare. Ato u përkasin viteve 1911, 1919 dhe 1932. Por, ka ekzistuar dhe një organizatë e fshehtë pas Luftës së Dytë Botërore, emrat e anëtarëve të së cilës u zbuluan brenda një arke, të fshehur në murin e një banese që u prish, pranë hotel “Sazanit”, në qendër të qytetit të Vlorës.

Shoqëria “Dora e Zezë”

Një shoqëri e hershme ka ekzistuar në Vlorë, me emrin Shoqëria sekrete: “Dora e Zezë”. Viti i themelimit të saj është 1906, ndërkohë që duhet të ketë qenë e krijuar që në vitin 1878. Dokumentet që provojnë ekzistencën e saj janë gjetur vite më parë në shtëpinë e Hamza Isait.
Ndërmjet shumë dokumenteve të shkruara në turqisht, janë gjetur edhe kanonizmat (rregullat) dhe formula e betimit, për t’u pranuar në këtë shoqëri. Vula e Shoqërisë kishte në mes të saj, një kobure dhe një thikë të kryqëzuar. Në vulë shkruheshin edhe fjalët: “Shoqëria e Zezë filluar më 1878”, gjë që e gjejmë edhe në “Shoqërinë e Zezë” të Gjirokastrës. Shoqëria “Dora e zezë”, drejtohej nga një Komitet që mori emrin “Komiteti kryengritës, liri o vdekje”

Cili ishte programi i Shoqërisë sekrete?.

Shoqëria “Dora e zezë” kishte programin e saj:

Qeveri autonome, nën të lartën urdhëratë të Mbretërisë Otomane.
Bashkimi i të katër Vilajeteve, në një Pashallëk të qeverisur nga kryetar shqiptarë.
3. Parlament i veçantë si dhe shërbim ushtarak.
4. Nëpunësit e qeverisë të jenë shqiptarë.
Programi plotësohej edhe me thirrjen e Shoqërisë “Dora e Zezë”, ku shkruhej: “Në qoftë se Turqia, nuk plotëson kërkesat e shqiptarëve, ato ne do t’i rrëmbejmë me forcën e armëve”. Ajo u bën thirrje shqiptarëve, brenda dhe jashtë Atdheut për t’u hedhur në kryengritje, i ftonte shqiptarët që janë në ushtrinë turke të bashkohen me kryengritësit shqiptarë, u bënë thirrje infermierëve e mjekëve t’u shërbejnë kryengritësve në fushën e luftës, më në fund u bënte thirrje edhe tërë gazetarëve shqiptarë të botojnë menjëherë këtë thirrje në gazetat.

“Shoqëria e Zezë” formoi në Vlorë edhe një çetë me emrin “Ja vdekje, ja liri”, me komandat Beqir Velo Kanina.

Ku veproi “Dora e Zezë” dhe anëtarët e Shoqërisë

Ajo e shtriu aktivitetin e saj edhe jashtë trevës së Vlorës si në Gjirokastër, Tepelenë, Delvinë, Konispol, Prevezë, Janinë, Përmet, Berat, Elbasan, Korçë, Kolonjë, Lushnjë, Durrës, Tiranë, etj.

“Shoqëria e Zezë” formoi në Korfuz edhe një Komitet Konsultativ me kryetar Hamza Isain, komiteti u lidh edhe me kolonitë shqiptare jashtë Atdheut si të Egjiptit, Rumanisë, Bullgarisë, SHBA, etj.

Në shoqërinë “Dora e Zezë”, militonin kryesisht Hamza Isai, Elmaz Xhafer Kanina, Mahmut Myftiu, Mustafa Tragjasi, Dr. Epaminonda Koleka, Ibrahim Avdullai, Kristo Karbunara, Jani Minga, Hamit Lumi, Abaz Hamzaraj, Hamdi Dervishi, Beqir Velo, Rustem Mehmeti që mbante pseudonimin “Rusto Mato Labi”

Betimi i shoqërisë “Dora e Zezë”

“Betohem që do t’i shërbejë Shoqërisë, betohem për mëmëdhenë e kombin shqiptarë, po t’i dal tradhëtor i Shoqërisë, kjo kamë e ky revolver zemrën le të ma marrë. Mëmëdhenë po ta tradhëtojë, gjë ç’kam e ç’dëshiroj, kurrë mos t’i trashëgojë, të dashur njeri mos gjeça, kudo qofsha, kudo vafsha pa miq e i shkretë mbetsha. Malli për mëmëdhenë më ardhtë edhe beja më mundoftë, flet e zemrës m’u dridhshin edhe drita m’u shoftë, për një pikë uji u thafsha, asnjeriut keq mos t’i vijë, në furrë i gjallë u pjeksha, asnjeri të mos më ndihmojë, po edhe vdekja kur të më vijë afër meje njeri mos qoftë, zëri i zemrës të bërtas, tradhëtori më keq vaftë”.

Klubi “Labëria” dhe vrasja e Xhebariut

Vlora nuk ishte e qetë, në fillimin e shekullit të XX-të. Ardhja e Ismail Bej Vlorës, në shtatorin e vitit 1908, e kishte trazuar qytetin. Lëvizjet patriotike kishin nisur të ishin më të organizuara. Materialet burimore të kohës na informojnë se pas shpalljes së Kushtetutës Xhonturke, në korrik 1908, në Vlorë nisi veprimtarinë shoqëria e fshehtë e quajtur “Lidhja për përhapjen e gjuhës dhe shkollave shqipe”, por që shumë shpejt ra në sy të autoriteteve turke. Vendin e saj, më 20 tetor 1908, e zuri klubi “Labëria”, institucioni që do të bëhej qendra e lëvizjes atdhetare në Vlorë.

Përfaqësuesi konsullor austriak në këtë qytet, i raportonte ndër të tjera baronit Fon Erental në Vjenë, edhe për kuptimin e emrit të këtij klubi, që simbolizonte krenarinë shqiptare të krahinës së Labërisë.

Por ajo që e ngrinte më lart prestigjin kombëtar të Klubit, ishte se në kryesi, bënte pjesë si kryetar nderi, Ismail Bej Vlora. Kjo tregon për respektin dhe popullaritetin që kishte ky burrë i shquar, që pak vjet më vonë do të vinte përsëri në Vlorë, këtë radhë për të shpallur Pavarësinë Kombëtare. Këshilli i Klubit përbëhej prej 12 vetash. Në përbërje të tij bënin pjesë 45 anëtarë, ky numër vinte duke u shtuar. Klubi doli me programin për përhapjen e diturisë dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit, por në të vërtetë ai kishte për qëllim të përhapte në popull ndjenjën e luftës për fitoren e Pavarësisë Kombëtare.

Atentati i bujshëm

Por, Klubi “Labëria” në Vlorë, kishte dhe kundërshtarë të ashpër, të cilët përpiqeshin me të gjitha mënyrat për të zbehur aktivitetin e tij dhe për ta armiqësuar Klubin me popullin.

Në këtë veprimtari antishqiptare dalluan një grup oficerësh xhonturq me në krye Xhebarin , komandant garnizoni, dhe kryetar të Klubit Xhonturk të ashtuquajtur “Bashkim e Përparim” në Vlorë . Urrejtja e tyre, ndaj popullit tonë, shkaktoi zemërim. Si kundërpërgjigje ndaj këtyre masave ,Klubi “Labëria” sugjeroi vrasjen e oficerëve të lartpërmendur. Të dy shqiptarët ,që vranë oficerët xhonturq (midis tyre vetë Xhebariun), u arratisën me ndihmën e Klubit pa lënë gjurmë.
Menjëherë pas ngjarjes, ushtarët turq dolën grupe-grupe në formë patrulle nëpër qytet, dhe sidomos para ndërtesës së Klubit, duke shtirë me armë kundër tabelës së tij. Pas kësaj ngjarjeje, repartet ushtarake në Vlorë u përforcuan me një batalion të ri të ardhur nga Janina. Atëherë terrori i armiqve shpërtheu me tërbim, 5 nga anëtarët e Klubit “Labëria” u arrestuan dhe u dërguan për gjykim ushtarak në Turqi. Të tjerët u hodhën në Korfuz si edhe në Itali. Në Vlorë gjyqi ushtarak dha dënime të ndryshme. Pas këtyre ngjarjeve represive, terrori xhonturk u ashpërsua dhe një gazetë e kohës me keqardhje të thellë shkruante në ato ditë shtatori të 1909: “Më parë gjëmonin rrugët dhe sheshet. Që kur erdhi Valiu i Janinës ngazëllimet u prenë si me thikë, se ky e ndaloi popullin të këndojë këngë kombëtare. Populli patriot vlonjat po e kuptonte çdo ditë dhe më mirë se rruga e vetme për çlirim nga zgjedha e huaj ishte ajo e luftës së armatosur. Prandaj këtë ide e propagandonte në tërë kazanë e Vlorës duke organizuar një mbledhje të fshehtë në të cilën u peshuan mundësitë dhe zhanret e një kryengritjeje.”

“Dora e Zezë” organizoi kryengritjen që solli Pavarësinë!

Në fundin e vitit 1910 dhe fillimin e vitit 1911, situata në Vlorë ishte shumë e vështirë. Xhonturqit kishin ushtruar një terror të madh në qytet, dhe kryesisht në ndëshkimet ndaj njerëzve të evidentuar si patriot për çeshtjen Kombëtare. Në dhjetor të vitit 1910, Ismail Bej Vlora do të vinte në Vlorë. Drejtuesit e kryengritjes do të ishin Hamza Isai, Alem Mehmeti nga Tragjasi, Ibrahim Abdullahi, Osman Haxhiu etj. Në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, kishte filluar kryengritja kundër pushtuesit turk. Në takimet me disa nga patriotet e Vlores, u vendos kërkesa drejtuar portës së lartë për autonominë e Shqipërisë. Shoqëria “Dora e Zezë”, në prill të vitit 1911, do të lëshonte thirrjen për kryengritje të armatosur kundër xhonturqve. Edhe në Vlorë, do të organizoheshin çetat e para kryengritëse si në Tragjas, Shashicë, Kocul, Kuç etj. Fillimisht në Mavrovë e më pas në Drashovicë, u zhvilluan takimet e kryengritësve, jo vetëm nga krahina e Vlorës, por edhe nga krahina të tjera, nga Mallkastra e Gjirokastra. Luftimet kundër ushtrisë turke u zhvilluan në disa zona te jugut, ku xhonturqit u detyruan të tërhiqen. Kryengritja e detyroi Portën e Lartë, që të shpallte amnistinë për kryengritësit dhe hapjen e shkollave shqipe me simbolet Kombëtare. Vlora ishte e lirë, por Shqipëria ende jo. Në shtëpinë e Abas Mezinit, Kryetar i Bashkisë për kohën, do të zhvilloheshin tre mbledhje të fshehta, ku do të diskutohej për kryengritjen dhe autonominë e Shqipërisë.

“Komiteti i fshehtë i Vlorës -1919”

18 tetori i vitit 1919, ku disa burra jo vetëm nga Vlora, u takuan në mënyrë të fshehtë në shtëpinë e Abaz Mezinit, në lagjen “Topana”, njihet nga shumë historianë si data e krijimit të “Jomitetit të fshehtë të Vlorës” që në zhvillimet e mëvonshme, të vitit 1920, do të njihej dhe si “komiteti i Mbrojtjes Kombëtare” takimi do të thirrje me iniciativë të Osman Haxhiut, Jani Mingës (Firmëtar i Pavarësisë në 1912 ), Abaz Mezinit, Hamza Isait e disa burrave të tjerë nga paria e Vlorës, por edhe nga të disa fshatrave të Vlorës. Në mbledhje ishin të pranishëm rreth 40 vetë, ajo u zhvillua në konspiracion të plotë dhe morën pjesë njerëz me influencë në zonat e tyre. Nga mbledhja u dol me përgatitjen e një memorandumi që do të kërkonte lirimin e Vlorës nga ushtria italiane e cila do t’i dorëzohej gjeneral Piacentinit. Një nga veprimtaritë e para të këtij komiteti, ishte organizimi i demonstratës së madhe që u zhvillua në Vlorë më 28 nëntor 1919, ku pati përleshje fizike midis popullit dhe ushtrisë italiane, pati të arrestuar e të plagosur nga të dy palët. Pas një sërë aktivitetesh patriotike në shërbim të clirimit të Vlorës nga Italia dhe bashkimin e qytetit me pjesën tjetër të vendit, më 10 mars të vitit 1920, “Komiteti i fshehtë i Vlorës” do të riorganizohet me emrin e ri “komiteti i Mbrojtjes Kombëtare”, që synonte që çështjen e Vlorës ta zgjidhte vetëm me armë. Drejtuesit e këtij komiteti të fshehtë që përgatiste në heshtje kryengritjen e armatosur u takuan në Vlorë edhe me të dërguarin e Presidentit amerikan Wilson, i cili kishte ardhur në Vlorë për të njohur nga afër realitetin e Vlorës me porosi direkt të Presidentit Wilson. Kuvendi i Barcallasë, në 29 maj 1920, do të ishte prologu, thirrja përfundimtare për luftë kundër Italisë e cila do të fillonte më 3 qershor 1920 dhe luftëtarët e luftës së vlorës të drejtuar nga drejtuesit e komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, do të hynin si çlirues në Vlorë më 3 shtator 1920.

Lëvizja e fshehtë e Vlorës e vitit 1932 dhe komploti anti – Zog

Situata politike në Shqipëri ishte shumë e rënduar. Në këtë situatë, në vitin 1931, Mbretit Zog i bëjnë një atentat në Vjenë dhe ai shpëton për mrekulli. Në këtë atentat mbetet i vrarë adjutanti i tij, major Llesh Topalli. Por Zogu në këtë kohë vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe kishte një shëndet të ligësht.

- Advertisement -

Më Shumë

Ekskluzive: Tërhiqet Fatmir Limaj, nuk do të jetë zëvendëskryeministër

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk do të jetë zëvendëskryeministër në Qeverinë e re që pritet të votohet nesër. Klankosova.tv mëson se kjo ndodhi...

Artisti që vërtet diti me vdek!

“Unë di të vdes” i tha atë natë Frederik Rreshpja shkrimtarit Petrit Palushi. “Kam ditur të jetoj. Unë di edhe të vdes.” tha sërish...

Napoli, Gattuso nxit lojtarët: Le të fitojmë Kupën!

"Le të fitojmë Kupën". Tre fjalë që Rino Gattuso i përdori shumë thjesht për t’i dhënë zemër djemve të tij, në prag të ndeshjes...

Limaj përkujton bashkëluftëtarët: Ishin djemtë më të mirë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar katër bashkëluftëtarët e tij në 21 vjetorin e rënies. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vlerësuar...

Braktisja e Arsenalit, zgjedhja e Milanit dhe CR7: Bennacer në gjithë fushën

Mesfushori i Milanit, Ismail Bennacer, ka zbuluar arsyen se përse braktisi Arsenalin për t’u transferuar tek Empoli. Algjeriani shkëlqeu në sezonin e tij të...

Menaxhimi i mirë i pandemisë ka krijuar kushte për heqjen e disa masave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se lehtësimi i kufizimit të lëvizjes nuk është i ndërlidhur me mundësinë që të ketë...

Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike, këto janë 11 masat që janë përfshirë në të

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në një konferencë për media ka prezantuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, vlera e së cilës pritet të...

Kurti nuk e pranon vendimin e Kushtetueses për dekretin e Thaçit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka quajtur të papranueshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatarin. Ai ka thënë se ky vendim është përtej imagjinatës...

Liria e Prizrenit, FFK-së: Do të ankohemi në CAS

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për pezullimin e Ligës së Parë. Mirëpo ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak...

Rivitalizmi i rrugës “Marin Barleti” në Prizren mbetet pa afat

Një plan për kthimin e vlerave të qytetit historik të Prizrenit, vitin e kaluar, bëri bashkë shoqërinë civile dhe institucionet vendase e ndërkombëtare dhe...

Real Madrid nxiton me rinovimet, Marca i zbulon lëvizjen e fundit

Carlos Henrique Casimiro iu bashkua Realit të Madridit pa shumë pompozitet në vitin 2013. Futbollisti, i cili shikohet shpesh duke bërë punët e pista...

Këngët e The Beatles me tematikë filozofike

Shumica e këngëve të Beatles, si pjesa më e madhe e pop këngëve, kanë tema dashurie. Por siç muzika e grupit zhvillohej, kështu dhe...

Prizrenit do t’i shtohet edhe një muze

Prizrenit po i shtohet edhe një muze. Kështu ka bërë të ditur kryetri i Prizrenit, Myhaher Haskuka përmes një shkrimi në llogarinë e tij në...

Pirja e duhanit në vende publike, qytetarët të pakënaqur me punën e institucioneve

Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) ka publikuar hulumtimin “Niveli i ekspozimit ndaj tymit të duhanit dhe qëndrimet e qytetarëve lidhur me politikat...

Haxhi Avdyli i del kundër Isa Mustafës për raportin e UNDP-së: Unë u besoj numrave, e jo fjalëve e perceptimeve

Deputeti Haxhi Avdyli ka dalë kundër liderit të partisë së tij, Isa Mustafa, raporton Gazeta Blic. Mustafa para pak minutash përmes një postimi në Facebook...

Kosovarët të pakënaqur me drejtirmin aktual të politikës në vend

Shtetasit e Kosovës janë të pakënaqur me drejtimin aktual të politikës në vend, kështu thuhet në anketën “Pulsi Publik 18” i realizuar nga Programi...

Lajmet e Fundit

Asnjë rast i prekur me COVID-19 nga Malisheva

Sonte nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 nga Komuna e Malishevës, përderisa testet e bëra të ditës së sotme kanë rezultuar...

UEFA me ide të re për Ligën e Kampioneve, finalja zhvendoset nga Stambolli në Lisbonë

Pas kalendarit të Serisë A, tani po pritet me interes edhe ai i Kupave të Europës, i cili do të përcaktohet në mbledhjen e...

FOTOREPORTAZH: Amerika jashtë kontrollit!

Katër policë u qëlluan në St. Louis, SHBA, natën e shkuar, teksa u mbush java me protesta të dhunshme, pas vdekjes së George Floyd.         Ndërkohë,...

Reperja shqiptare, imazh i ri i markës amerikane të veshjeve

Loredana është kthyer në një reperet më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar, dhe jo vetëm. Së fundmi, reperja ka bërë me dije se...

Albulena Balaj-Halimaj zëvendëskryeministre e re e Kosovës

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, do të jetë befasia ekskluzive e këtij subjekti për Qeverinë e re. Klan Kosova merr vesh se ajo do...