13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Komuna e Malishevës: Të zbatohen udhëzimet për kujdes nga COVID-19

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë, sot e ka mbajtur takimin e rregullt të saj, ku kryetari i komunës, Ragip Begaj, ka informuar për gjendjen dhe situatën e deritanishme, si pasojë e korona virusit. Gjendja është e menaxhueshme dhe deri më tani, përjashtuar katër rastet e mëhershme, nuk ka raste të tjera.

Në këtë takim, u dhanë disa njoftime nga organet përgjegjëse për sigurinë dhe menaxhimin e situatës, dhe u kërkua që qytetarët, në përpikëri të zbatojnë vendimet dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore dhe qeveritare, si masa më e mirë për parandalimin dhe mbrojtjen nga ky virus.

“Respektojeni udhëzimin për mbajtje të distancës me të tjerët, mos u grumbulloni as në vende të hapura, mos lëvizini pa nevojë nga shtëpitë, mbajtje rigoroze e higjienës. Malisheva është në karantinë dhe respektojeni lëvizjen jashtë territorit të Malishevës. Po ashtu, u kërkua edhe nga ana e bizneseve lokale, por edhe atyre jashtë Malishevës, të respektojnë vendimin e të qenit në karantinë, ku përveç furnizimeve ushqimore dhe shëndetësore, nuk lejohen të qarkojnë jashtë Malishevës bizneset tjera. Mbrojeni jetën e juaj dhe të familjes e fëmijëve tuaj”, ishin disa prej mesazheve që ju drejtuan qytetarëve.

Po ashtu në këtë takim, u bë e ditur se edhe aktivitetet fetare janë pezulluar dhe të gjithë besimtarët, faljen e namazit mund ta bëjnë në shtëpi.

Edhe Policia e Kosovës, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët dhe kompanitë, që të zbatojnë vendimit e të qenit në karantinë, pasi në asnjë mënyrë nuk do të lejohen që të shkelet ky urdhër i organeve përgjegjëse.

Më Shumë

Robin Krasniqi rikthehet në ring me 4 maj

Boksieri Robin Krasniqi ka bërë të ditur se lufta e tij e ardhshme do të jetë me 4 maj 2024. Ai ka thënë se kundërshtari...

Kryetari Latifi shtron iftar në Rahovec për ndër të Ramazanit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, njofton se sonte ka shtuar iftar në nderim të muajit të Ramazanit për Këshillin e Bashkësisë Islame...

Lajmet e Fundit