7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Komuna e Prizrenit: Nuk kemi të bëjmë me gylenistët

Komuna e Prizrenit i quan tendencioze dhe qesharake deklaratat se ky institucion ka kërkuar lirimin e çerdhes “Yllka” në Prizren për shkak se këta të fundit i përkasin lëvizjes gyleniste.

Shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Krenare Koçi ka deklaruar për KALLXO.com se komuna ka kërkuar lirimin e objektit të çerdhes për arsye të mosrespektimit të kontratës dhe për të liruar hapësirat publike.

“Kryetari ka krijuar një komision për verifikimin dhe evidentimin e pronave publike dhe pas evidentimit të tyre, është krijuar një komision tjetër për lirimin e tyre, në kuadër të kësaj janë liruar shumë prona publike. Në mesin e tyre është edhe çerdhja “Yllka”. Faktikisht, arsyeja është lirimi i hapësirave publike”, tha ajo.

Sipas zyrtares së komunës, vendimet e tyre nuk kanë të bëjnë me gylenistë dhe nuk kanë qëllime politike.

“Pak deklarata është qesharake dhe tendencioze sepse ne nuk është që kemi diçka me ‘Mehmet Akifin’ ose gylenistët. Kontrata ka qenë me një operator krejt tjetër ekonomik të papërgjegjshëm i cili nuk i ka respektuar rregullat e kontratës. Nuk ka asgjë që ka të bëjë me një politikë gyleniste ose jo-gyleniste. Ato janë veç tendenca për të devijuar prej realitetit”, tha ajo.

Inspektorati i Komunës së Prizrenit ditën e sotme kanë kërkuar që të lirohet objekti i çerdhes dhe shkollës fillore “Yllka” në këtë komunë, e cila vepron në kuadër të Kolegjit “Mehmet Akif”.

Zëvendësdrejtori i shkollës “Yllka”, i cili u prononcua në emër të drejtorit Mahmut Yaman, tha për KALLXO.com se ata nuk pranojnë ta lirojnë pronën pasi nuk ka asnjë vendim ligjor për këtë veprim.

Ndërsa Komuna e Prizrenit thotë se do të kërkojnë lirimin e objektit të kësaj shkolle dhe të gjitha objekteve që janë në pronësi të komunës.

Më Shumë

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave...

Lajmet e Fundit