14.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Komuna e Prizrenit, shfaq dobësi në performancën buxhetore

Ec ma ndrysheNë kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajit mars ka analizuar pasqyrat financiare të Komunës së Prizrenit për periudhën janar-dhjetor 2013.Raporti vjetor financiar i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave zbulon se vitin e kaluar Komuna e Prizrenit është ballafaquar me dobësi në performansën buxhetore, pasi që vitin 2013 e ka përmbyllur me afër 2.5 milionë euro borxhe të papaguara.Pasqyra e faturave (obligimeve) të papaguara të Komunës së Prizrenit tregon se në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale janë afër 2 milionë euro borxhe të trashëguara, derisa borxhi i papaguar për shpenzimet komunale është 135 mijë euro, pastaj 75 mijë euro për subvencione dhe 70 mijë euro për mallra e shërbime.

Shuma e obligimeve është shqetësuese krahasuar me vitet e kaluara, ku në vitin 2012 borxhet e komunës kanë qenë 993 mijë euro dhe afër 1.2 milionë euro në 2011.Çështja bëhet më serioze kur shqyrtohet edhe niveli i arkëtimit të hyrave vetanake, ku nga 6.2 milionë euro të planifikuara për vitin 2013 janë arkëtuar vetëm 4.2 milionë, që paraqet një rënie krahasuar me vitin 2012 ku janë grumbulluar afër 4.4 milionë dhe 2011-ën kur janë inkasuar afër 5 milionë euro.

Ndërkohë përkundër këtyre trendëve negativë pasqyrat financiare të Komunës së Prizrenit tregojnë se ka një rritje shpenzimesh në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, pasi që në vitin 2013 janë shpenzuar afër 2.5 milionë euro, që është për gjysmë milioni euro më shumë sesa në vitin 2012.Arsyetimi i zyrtarëve përgjegjës komunal është se këto borxhe figurojnë në Raportin Financiar për shkak se shumë projekte nisin në gjashtë mujorin e dytë dhe se realizimi dhe pagesat barten në vitin tjetër.Mirëpo,

“EC Ma Ndryshe” bazuar në monitorim vlerëson se ky arsyetim nuk ka validitet të duhur ngase pjesa e dytë e vitit 2013 ka qenë periudhë elektorale.Bazuar në këto të dhëna del se qeveria lokale e Prizrenit nuk i ka marrë parasysh rekomandimet e shoqërisë civile që kanë pas për qëllim përmirësimin e performansës buxhetore të komunës.“EC Ma Ndryshe” tani më disa herë ka kërkuar qeverisje të mirë me paranë publike, në përputhje edhe me konstatimet e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, i cili organ shtetëror ka gjetur dobësi të ndryshme në performansën buxhetore të komunës së Prizrenit.

Përkujtojmë qeverinë komunale që duhet t’i zbatojë standardet e qeverisjes së mirë, të cilat janë: përqendrimi në rezultate që janë në dobi të qytetarëve; sigurimi se qytetarët marrin shërbime të mira, me vlerë të shtuar për taksat e tyre; llogaridhënia; promovimi i vlerave të institucionit, duke dhënë shembull me sjellje të përgjegjshme dhe menaxhim të mirë të buxhetit dhe vendimmarrja transparente.Për këto arsye EC Ma Ndryshe rekomandon Komunën e

Më Shumë

Liberalizimi i vizave, Kurti: Më shumë qytetarë po kthehen në Kosovë sesa që largohen

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së ka thënë se prejse ka...

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Lajmet e Fundit