16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Konferenca e Berlinit urojmë të mos e modelojë dëshirën e vitit 1912

Shkruan : Qazim THAÇI

Takimi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor,2019 që mbahet me 29 të këtij muaji nën organizimin e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron dhe kanë propozime për marrëveshje Kosovë-Serbi. Por, edhe fatin e Maqedonisë Verore e po ashtu edhe shtytjen përparra për fillimin e negociatave për Shqipërinë. Këto tri pika që i përkasin shqiptarëve të shpresojmë se nuk do të sjellin kohën e Konferencës së Berlinit në vitit të largët 1912-13.

Atëbotë ishte krijuar përshtypja e krerëve të kombit shqiptar se atje mund të “priten teshat” dhe fakti ishte se etnia kombëtare u nda duke u shkëputur krahinat që ishin të njohura si vatra të rëndësishme të Lëvizjes kombëtare. Me fillimin e konfliktit ballkanik, çështja shqiptare u vu në qendër të luftës diplomatike ndërmjet Fuqive të Mëdha. Të ndodhur përballë trysnisë së Fuqive dhe të lëvizjes shqiptare për të mbrojtur truallin kombëtar, aleatët ballkanikë u detyruan të pranonin autonominë e Shqipërisë.

Por tani saktë 107 vite pas asaj kohe çafrë mund ët prsim nga kjo konferencë Ballkanike,ribashkim të tokave shqiptare qe është version tani i pakapshëm? Apo, kjo bëhet edhe për një shekull tjetërta mandatojnë fatin e kombit shqiptar në këto tri katër pjesë të Ballkanit të ndarë.

Kjo e tëra prapë lidhet me tri kërkesa, sepse kombi ynë , ose ka numrin tre si numër fati,ose numrin 7 si numër fati në fatkeqësi. Nëse Gjermania po bën përpjekje që duke pasur presidentin francez në takim të shtyj se paku tri pikat e para, sepse Franca ende po kundërshton. Ky takim do të jetë kyç për këto tri çështje,
mund të jetë takim i lajmeve të mira dhe takim i lajmeve shumë të këqija. Çështja e dialogut Kosovë Serbi është më e komplikuar sepse as këto dy vende nuk do të mund të përparojnë dialogun shumë, pa SHBA-së”,

“Prandaj, të flasësh për perspektiven evropiane të Kosovës, qoftë edhe vetëm në mënyrë retorike, është më tepër se hipokrizi. Për Kosovën do të ishte tepër dëshpëruese në rast se edhe në këtë takim, Franca dhe Gjermania, dështojnë të harmonizojnë qëndrimet e tyre për vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

Kosova mbetet vendi i vetëm i izoluar në Evropë”.”, thotë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.Kur kësaj i shtohet ajo frika e krerëve të kombit në vitin 1912, për “tesha të prera më gërshërët e Rusisë” përsëri shqipatrëte Kosvës nuk ka si të zë gumi e nuk se si ata të mos ndijen frikën e këtij takimi 107 vjet pas asaj ndarje të kombit. Tani janë edhe shumë dilema më të vështira se atëbotë.’

Sado që është thëne se ky shekull është i shqiptarëe , por ,si të bindemi në këtë fakt kur të gjithë këto erëra që po fryejën kanë vetëm një shtrojerë të sigurë e pa hile SHBA-të.

Të tjera shtrojera ose po rrymojë ende shkujë politike , ose kanë aromë ligësie mbi krejt gjakun e derdhur të Kosovës dhe atyre dëshmoërve e martirëve që nuk kursyen as jetërat e tyre që Kosova të jetë dritë dielli, dhe frymë lirie për brezat e pasluftës.

Tani jo më pak se dy dekada ende Berlini bënë sikurse posa ka përfunduar lufta edhe mendojnë për konferenca e për dilema edhe të paqena mbi ardhmërinë e Kosovës. Por diçka është e ditur se Kosova nuk do të flasë për asnjë version tjetër pos atij se e do pa aletranatië kanë synim integrimin në BE me meritat e paraluftës, luftës dhe pasluftës. Integrimi është e vetmja rrugë, por as nuk do të pranojnë asnjë qoftë edhe vetëm një devijim tjetër që mund ta kenë “plan rezerë” nën tavolinë qoftë Franca apo ndonjë shtet tjetër.

Më Shumë

Kurti: Nëse dëshiron opozita e shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje, qeveria s’ka arsye të rrezohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për deklaratën e tij se është i gatshëm që vendi të shkojë në zgjedhje. Kurti ka thënë se...

Nga 1 prilli nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, gjoba do të jetë 1 mijë euro

Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve. Iniciuesit e këtij ligji...

Lajmet e Fundit