21 C
Prizren
E premte, 18 Shtator, 2020

Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Kosovë — gjithsej 21 të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar edhe personi i 21 me koronavirus në Kosovë.

Sot janë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 21 mostra të cilat dyshohej se kanë COVID-19, e njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv, pra ka koronavirus.

Personi 46-vjeçar nga Lipjani i prekur me koronavirus ka ardhur nga Gjermania me 11 mars.

Gjithashtu IKSHPK ka bërë apel që të qëndrohet në shtëpi e të mos dilet në vende publike.

Njoftimi i plotë nga IKSHPK:

NJË RAST I KONFIRMUAR ME COVID-19!

Sot me 19.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 21 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre ka rezultuar pozitive.

Rasti pozitiv është rast me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer nga Berlini me aeroplan me 11 mars 2020

Nga data 08.02.2020 deri me 19.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 340 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej prej tyre, 21 (njëzet e një) raste kanë rezultuar pozitive.

Apelojmë të gjithë qytetarët e ardhur në këtë aeroplan të lajmërohen në numrin 038 200 80 800 në qendrën e thirrjeve në IKSHPK.

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.853 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 809 thirrje telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri me 19.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 14.442 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 4.882, Vërmicë 3.832, Jarinje 929, Dheu i Bardhë 891, Hani i Elezit 1.430, Kullë 822, Qafë Morinë 47, Bërnjak 414, Qafë Prush 35, Muçibabë 144 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 225.252 raste të COVID-19 me 9.276 raste të vdekjes, numri më i madh i rasteve raportohet nga Kina (80.928), Italia (35.713), Irani (18.407), përderisa në BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar gjithsej 93,419 raste të COVID-19: Itali (35.713), Spanjë (14.769), Francë (9.134), Gjermani (12.327), Mbretëri të Bashkuar (2.626), Holandë (2.051), Belgjikë (1.486), Greqi (418), Turqi (191), Serbi (97), Kroaci (99), Shqipëri (59), Maqedoni e veriut (43) dhe Mal të zi (8).

Deri me 19 mars 2020, numrin më të madh të vdekjeve e shenon Kina me (3.245), Italia me (2.978), Iran (1.284), nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar 4.188 raste të vdekjes: Itali (2.978), Spanjë (638), Francë (264), Mbretëri të Bashkuar (104), Gjermani (31), Belgjikë (14), Norvegji (6), Austri (5), Poloni (5), Greqi (5), Luksemburg (4), Danimarkë (4), Bullgari (3), Irlandë (2), Turqi (2), Shqipëri (2), dhe Hungari (1).

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

IKShPK shpreh shqetësimin për lëvizjet e shumta dhe grumbullime të qytetarëve në qytet, parqe dhe vende rekreative të hapura, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe përhapjen e COVID-19, e cila aktualisht është e lokalizuar.

Por, nese nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.

TA PARANDALOJMË KËTË!

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- Advertisement -

Më Shumë

Mbi dy mijë raste aktive me koronavirus, në Kosovë

Gjatë ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 ishte thuajse gjatë gjithë kohës nën 100. Teksa muajt e kaluar numri i të infektuarve...

Nesër në Kuvend del në votim ligji që lejon qytetarët të tërheqin 10% nga Trusti

Kuvendi i Kosovës nesër do t’i kthehet punës, ku edhe do të mbajë seancë plenare. Në rend dite është edhe votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje...

Aksident i rëndë, humbin jetën dy vajza

Një aksident rrugor tragjik me pasojë humbjen e dy jetëve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në aksident janë përfshirë një...

Komuna e Rahovecit përkrahë bujqit që derdhën qumështin në shenjë proteste

Edhe Komuna e Rahovecit ka përkrahur veprimin e fermerëve të cilët derdhen sasi të qumështit në lum në shenjë proteste për shkak të mungesës...

Krushjanët këtë vit po vjelin më pak speca

Si pasojë e breshërit e faktorëve të tjerë klimatike, krushjanët këtë vit po vjelin më pak speca. Bujq nga ky fshat që tradicionalisht merren...

Rrëfimi i familjarëve të gruas që qëndroi mbi 5 orë në dhomën ku vdiq

Gjatë ditës së shtunë në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë në Klinikën e Pulmologjisë së QKUK-së, 74-vjeçarja nga fshatin Loskoparë i...

Trumpi nënshkruan urdhër të ri ekzekutiv për uljen e çmimit të ilaçeve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të dielën nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv me qëllim të uljes së çmimit të ilaçeve në...

Neymar shërohet nga COVID-19, ky është postimi i tij

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, ka deklaruar se është “super i lumtur” që është testuat negativ për COVID-19. “Jam kthyer në stërvitje, super i lumtur,...

Befasuese: Eto’o nuk i paguan detyrimet si prind, përballet në gjykatë me të birin

Samuel Eto’o do të përballet me njërin prej fëmijëve të tij në gjyq.Ish-ylli i futbollit botëror është denoncuar nga i biri Marian se nuk...

Deputeti kapet duke parë porno në parlament

Një deputet tajlandez u kap duke parë një film porno në celularin e tij. Ronnathep Anuwat po shihte porno teksa në parlament po zhvillohej...

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në Prizren. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës, transmeton “PrizrenPress”. “Në bazë të...

Adem Mikullovci: Jeta e çdo njeriu është më tepër shuplaka se sa puthje

“Kësi soji e kalova rrugën e jetës time. E kalova rrugën e jetës time dhe erdha te fundi. Dhe kur ndalem dhe shikoj rrugën...

Ariu rishfaqet në Gjinovc të Suharekës (VIDEO)

Në shëtitoren e ecjes në Gjinoc të Suharekës, të premten mbrëma doli edhe një ari. Ai ua ndërpreu rrugën tre djemve që po ecnin andej...

Mbi 11 mijë pacientë me COVID-19 të shëruar në Kosovë

Rastet me Covid-19 në Kosovë, ditëve të fundit kanë shënuar rënie të theksuar. Deri më tani 14.496 kosovarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Numri i përgjithshëm...

Kabashi i Prizrenit elektrifikohet për turizëm (VIDEO)

Një pjesë e fshatit Kabash të Prizrenit nuk ka fare energji elektrike. Megjithatë tek tani me kërkesë të Komunës së Prizrenit, korporata e furnizmimit me...

Në Prizren parashihet të zbatohen intervenime të gjelbra urbane

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim mbështet zhvillimin e qëndrueshëm në Prizren përmes ndërhyrjeve të gjelbra që synojnë uljen e emetimeve të gazrave...

Lajmet e Fundit

Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse miratohet ligji

Agron Demi nga instituti GAP ka bërë të ditur se gjysma e kontributpaguesve pensionalë, mesatarisht mund të tërheqin vetëm 31 euro nga Trusti. Ai vlerësoi...

Policia për 24 orë shqipton 833 tiketa për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht. Ndërkaq, Policia e Kosovës gjatë 24...

SER: Gareth Bale është i Tottenhamit

Përfundon gjithçka. Gareth Bale do të luajë në Tottenham sezonin tjetër në formë huazimi nga Madridi. Pas një dite të gjatë mes klubit anglez dhe Real...

Dragash: Dënohet me 300 euro i pandehuri pasi që pranojë fajësinë për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të enjten, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të pandehurit Dardan Sinani, i cili akuzohej për veprën penale...

Dragash: Mungon i pandehuri, shtyhet seanca për mashtrim të qytetarëve me anë të “Instagramit”

Mungesa e të pandehurit Alban Kadriu, i cili po akuzohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit, ka bërë që të mos mbahet seanca...