4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Milot Rashicës

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes së djeshme.

Vetëm pak javë pas rikthimit në fusha të blerta, anësori 24 vjeçar i Werder Bremenit ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së zhvilluar ditën e djeshme.

Ai u detyrua të largohej nga stërvitja teksa sot janë bërë publike detajet e lëndimit.

Sipas njoftimit të Werder Bremenit, Rashica ka pësuar një lëndim në tendinë të kofshës.

Ka një frikë që Milot Rashica nuk do të luajë më në vitin 2020, me rikthimin e tij që pritet në fund të muajit janar.

Image

Kujtojmë që Rashica kishte munguar edhe në katër sfidat e para të Werder Bremenit në Bundesligë, si dhe në ndeshjet e muajit tetor dhe nëntor që Kosova i zhvilloi në kuadër të Ligës së Kombeve

Më Shumë

Totaj pret U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të ASK’së, diskutojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati. Siç bëhet e...

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit