7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Konica: Grekët dehen me ëndrra

FaikKonica-shkrimtarGrekët kanë një zakon të keq, që dehen më tepër, me ëndrra dhe me fjalë… Duhet t’a kuptojnë, se nuk është e para herë që u ngjanë një gjë e tillë. Më 14 të Majit 1919, grekët, të shtyrë nga Inglia, zbritnë një ushtri në Izmir…

Turqit s’kishin ushtrinë gati, dhe plani i tyre ishte t’i qëndronin grekëve derisa të bënin gati ushtrinë. Grekët të dehur me fitimet që bënë, bërtisnin se do të zaptonin Botën…

Më 18 gusht 1922, turqit u sulën përpara, me 11 të shtatorit lufta mori fund. Kështu grekët humbnë në 23 ditë një mundim prej dy vjetësh, pa fituar gjësendi. Kjo u ngjau grekëve edhe në Shqipëri.

Italianët bënë lajthimin e parë tek besuan se grekët nuk do të jepnin kundërshtim. Posa kuptuan këtë lajthim, italianët u hoqnë në vijën Pogradec-Tepelenë- Vlorë dhe këtë vijë e mbajtnë të patundur duke pritur verën.

Me të ardhur Vera erdhi dhe fundi i Greqisë. Grekët, të dehur me ëndrra, mburreshin vjet se do të hynin, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Romë. Shokët e tyre, serbët, mburreshin se në tri ditë do të hynin në Vienë. Njerëz me tru t’atillë sjellin prishjen e Kombit të tyre. (Faik Konica, Boston, 17 Maj 1941)

Më Shumë

Lajmet e Fundit