16.7 C
Prizren
E shtunë, 4 Korrik, 2020

Koordinatori Hoti: Shansi i shqiptarëve për zhvillim është përmes arsimit

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, po qëndron për vizitë zyrtare në Itali.

Ai takoi përfaqësues të shoqatave shqiptare “Shqiponja” dhe “Zëri i Atdheut” në Reggio Emilia me të cilët diskutoi për Programin Nacional për Rininë, njofton Klan Kosova.

Koordinatori Hoti shpalosi programin dhe tregoi për rëndësinë që ka ai për nxënësit si dhe për suksesin që ka pasur Programi Nacional për Rininë në Kosovë duke shpallur gjithsej 44725 fitues në të gjitha nivelet e garës. Ai tha se ky është një program i cili do t’i sjell nxënësit e diasporës në Kosovë.

“Programi Nacional për Rininë është hartuar duke u bazuar në dy parime themelore, gjithëpërfshirjen dhe vijueshmërinë. Gjithë përfshirja u mundëson të gjithë nxënësve që të shfaqin aftësitë e tyre përmes garave në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, në Dituri si dhe në Sport. Gara zhvillohet në nivelin e shkollës, komunës dhe republikës. Ne jemi duke punuar në atë drejtim që pjesë e këtij programi të jenë edhe nxënësit shqiptar nga diaspora, dhe ata janë të përfshirë edhe në Programin Ndërshtetëror për Rininë që është aprovuar në qeveri. Më vjen shumë mirë kur shoh bashkëpunimin e shoqatave tuaja dhe punën që ju bëni për të ruajtur gjuhën dhe traditën shqiptare këtu në Itali. Ne si shqiptarë kemi vetëm një shans që të arrijmë zhvillimin dhe ajo është përmes arsimit, andaj unë pres nga ju që të jeni bashkëpunues në këtë program për suksesin e fëmijëve tanë”, tha Koordinatori Hoti, i cili u dha të dy shoqatave programin dhe udhëzuesit për secilën garë.

Ndërsa, Klodian Cami nga shoqata shqiptare “Shqiponja” tha se nëse në këtë program do të bashkohet edhe qeveria shqiptare e Shqipërisë do të ishte edhe më i suksesshëm.

“Fillimisht ju falënderoj për vizitën dhe një falënderim të veçantë për përkushtimin tuaj për nxënësit tanë këtu në Itali. Është për t’u vlerësuar lartë ajo që ju po na prezantoni tani, pasi që për ne është shumë i rëndësishëm arsimimi në gjuhën shqipe i fëmijëve tanë. Përveç suksesit të nxënësve, e mira tjetër e këtij programi është bashkëpunimi që do të mundësonte ai mes nxënësve tanë dhe atyre të Kosovës”, tha Cami.

Programi u mirëprit edhe nga shoqata “Zëri i Atdheut”. Sadri Hamitaga nga kjo shoqatë tha se kjo është një mundësi shumë e mirë bashkëpunimi e cila uroj të realizohet.
“Ne si diasporë kemi nevojë për bashkëpunime me vendet tona në mënyrë që fëmijët tanë ta ruajnë traditën, të mësojnë e të shkruajnë shqip. Ne si prindër duhet të angazhohemi në këtë drejtim për të fëmijët tanë. E shoh se me këtë program fëmijët tanë mund të arrijnë shumë dhe ne prindërit duhet të punojmë në këtë drejtim”, u shpreh Hamitaga.

Në fund të takimi Hoti u dhuroi Camit dhe Hamitaga nga një hartë të Kosovës të punuar me gurë nga Miniera e Trepçës.

klankosova.tv

- Advertisement -

Më Shumë

Gazeta spanjolle: Messi do të largohet nga Barça verën e ardhshme

Gazeta spanjolle Cadena Ser raporton se kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është i lodhur nga akuzat dhe fajësimi për të gjitha problemet në klubin...

Dështon seanca e rigjykimit për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Inspektoratit në Prizren

Edhe një herë tjetër, ka dështuar të mbahet seanca e rigjykimit, e paraparë për të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-drejtorit të...

Gjykata ndalon mbesën e Trump ta publikojë librin me sekretet e presidentit

Një gjykatë e lartë e Nju Jorkut ka bllokuar përkohësisht mbesën e presidentit amerikan, Donald Trump, të publikojë librin që tregon detaje pikante dhe...

Bayerni arrin marrëveshje me Cityn për Sanen

Raportohet se Bayerni ka arritur të sigurojë shërbimet e yllit të Manchester Cityt, Leroy Sane. Bild raporton se klubet kanë arritur marrëveshje, dhe gjiganti bavarez...

Horror! Vajza vret veten për t’u ringjallur, nëna e motra e mbanin kufomën në shtëpi prej 5 muajsh

Një ngjarje horrori është zbuluar sot në Tiranë në zonën e Kombinatit ku nëna me dy vajzat, besimtare të sektit të Jehovait, kanë vetëflijuar...

Përfundon gjykimi ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Prizren

Edhe një herë tjetër, ka përfunduar në shkallë të parë gjykimi ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj, i akuzuar për...

Prizreni, komuna e tretë me më së shumti të infektuar me COVID-19

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, edhe 1,203 raste me COVID-19 janë aktive në gjithë Republikën e Kosovës, ndërsa...

Varri i hapur nga drejtësia e kapur!

Shkruan: Avdi Ibrahimi Për të flisnin gjithë njerëzit e qytezës Lumjeti, për tregtim të qenieve njerëzore edhe pse ishte në moshë të thyer, ai kishte...

Gruaja i kërkoi divorcin, burri hakmerret duke vrarë dy fëmijët e tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mëngjesin e sotëm, babai ka vrarë dy fëmijët e tij, binjakë të moshës 12 vjeçare, dhe më...

Malisheva ndalon hyrjet në objektin e QKMF-së pa maska mbrojtëse

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, ka bërë me dije se pacientët të cilët vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare...

Shtyhet gjykimi për keqpërdorime lidhur me ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet gjykimi për korrupsion ndaj  Almir Sahitit, Muhamet Bajramii, Drenusha Behluli Mehmeti dhe Hatixhe...

Arthur Melo mbërrin në Torino për të kryer vizitat mjekësore (Video)

Tashmë është thuajse e kryer. Arthur Melo ka mbërritur në Torino për të kryer vizitat mjekësore te Juventus. Orët e vona të mbrëmjes së djeshme...

6 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit

Janë gjashtë pacientë të konfirmuar me Covid-19 të cilët po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Tash e sa ditë edhe ky institucion ka...

Mourinho “kapet” me VAR-in, ja çfarë thotë

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka thënë se VAR-i i bën dëm futbollit, pas disfatës që pësoi skuadra e tij kundër Sheffield Unitedit të...

Pas koronavirusit “shpërthen jeta” në Itali, rekord lindjesh në Cremona!

Në harkun e 24 orëve, në spitalin Maggiore të Cremonës në Itali erdhën në jetë 15 fëmijë, 10 vajza e pesë djem, përfshirë dy...

Nëntë vdekje nga koronavirusi në Prizren, detaje rreth gjendjes në këtë komunë

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës është regjistruar vdekja e 49’të nga koronavirusi në vend. Klinika Infektive njoftoi se viktima ishte...

Lajmet e Fundit

Prizren: Erërat e fuqishme rrëzojnë shtyllat elektrike, 56 shtëpi mbesin pa rrymë (VIDEO)

Shiu e erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në Prizren. Disa shtylla elektrike janë rrëzuar, duke rrezikuar banorët, njofton Klan Kosova. Për të lënduar...

Haxhi Avdyli i LDK’së konfirmon se ka dalë pozitiv me Covid-19

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka...

Haxhi Avdyli rezulton pozitiv me COVID-19

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë dalë pozitiv në testin për Covid-19. Burime të Gazetës Express bëjnë...

Për herë të tretë kërkon votë për parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj nga Prizreni synon një ditë Qeverinë e Kosovës

Më 1990 kishte marrë rrugë nga Prizreni. Stacioni ndalues asokohe për Ermina Lekajn kishte qenë qyteti i Rijekës së Kroacisë. Në këto tri dekada ajo nuk...

Elita materiale me varfëri shpirtërore

Në një të kaluar të largët të parët tanë na thoshin se duhet shumë punë që njeriu atë që e ka materiale ta ndjejë...