7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Korisha në karantinë – banorët s’pajtohen e Komuna thotë se nuk hiqet para 14 ditësh

Nënkryetari i Shtabit Emergjent në fshatin Korishë, Rexhë Ukaj, ka konfirmuar se e moshuara e identifikuar me koronavirus ka vdekur, porse lajmi pozitiv është se 25 familjarët e saj kanë rezultuar negativë në testim.

“Mbrëmë kemi mbajtur mbledhje urgjente dhe kemi vendosur që t’u drejtohemi organeve kompetente që ta rishqyrtojnë vendimin për vendosjen e karantinës në fshatin Korishë. Megjithatë, ne presim edhe vendimet të cilat janë në interes të qytetarëve dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre”, ka thënë ai.

Sipas tij, vendimi u takon organeve kompetente dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që ta respektojnë secilin vendim.

“Kishim pasur dëshirë që t’i rishqyrtojnë edhe njëherë mundësitë, se çka ka mundësi të bëhet për heqjen e karantinës, ose të bëhet izolimi i pjesshëm i fshatit, përkatësisht lagjes ku ka jetuar e ndjera”, ka shtuar Ukaj.

Ndërsa drejtori për Emergjencë dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, Faruk Dakaj, ka theksuar se organet komunale janë të informuara se Këshilli lokal i Korishës po kërkon heqjen e masës për karantinë.

“Mirëpo, sugjerimi i mjekëve të IKSHP-së është që masa e karantinimit të mos hiqet për 14 ditë, pasi duhet pritur nëse shfaqen ose jo simptomat tek anëtarët ose te rrethi me të cilët ka pasur kontakt pacientja në fjalë. Ne do t’i ndjekim udhëzimet e MSH-së ose IKSHP-së deri në kohën e përcaktuar nga ata sipas ekspertëve profesionalë të fushës”, ka thënë Dakaj.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të hënën në mëngjes ka vdekur pacientja N. R., 70-vjeçare nga Korisha, e cila kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Më Shumë

Paraqitje e jashtëzakonshme: KFF Liria triumfon kundër KFF Intelektualeve

Në ndeshjen mes KFF Lirisë dhe KFF Intelektualeve, skuadra e KFF Lirisë triumfoi me një rezultat të thellë, 6:1. Trajneri Sinan Osmani drejtoi vashat e Lirisë,...

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Lajmet e Fundit