16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Koronavirusi dhe ekonomia e Kosovës

Faik MIFTARI

Korona virusi Covid-19 gjatë periudhës kohore të saj pa mëdyshje do të shkaktojë pasoja të mëdha për ekonominë e Kosovës në përgjithësi e me theks të posaçëm për disa sektor të caktuar në veçanti.

Duke marrë parasysh se shkalla e eksportit dhe importit në Republikën e Kosovës është në raport përafërsisht 1 me 9, në favor të importit, apo të shprehur në shifra, 10 % eksport, me rreth 300 milion Euro në vit , dhe 90 % import,me rreth 3 miliard Euro në vit, ky trend sivjet për shkak të pandemisë do të jetë edhe më i disfavorshëm.

Pandemia e Korona virusit Covid-19 do të godasë disa sektorët e ekonomisë së Kosovës në një masë më të madhe, ndërsa disa sektorët nuk do të prek aq shumë kjo pandemi e cila e ka kapluar gati tërë botën, njashtu edhe Kosovën.

Sektori më i goditur është ai i biznesit të vogël, i cili për shkak të kufizimeve të lëvizjes, karantinës, mbylljes, ka pësuar goditje më të madhe. Kur them biznesi i vogël, mendoj pikësëpari në rrjetin gjerë të dyqaneve dhe qendrave tregtare, kafeve, restoranteve, dyqaneve hoteliere(qebaptoreve, ëmbëltoreve, fast-food), hoteleve, etj., të cilat gjithandej Kosovës kanë zhvilluar një biznes sado kudo të qëndrueshëm, kush më tepër e kush më pak, dhe në të cilin ishin të punësuar një numër i konsideruar i punëtorëve me të ardhura personale më të vogla në krahasim me sektorin publik, por sado kudo me paga të rregullta mujore.

Sektori i dytë i cili ka pësuar goditje të rëndë, është transporti urban, ndërurban e ndërkombëtar, pasi që kemi hyrë në javën e trete që nuk lëvizin dot autobusët si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë Kosovës. Krahas kësaj duhet shtuar edhe transportin ajror, pothuajse janë ndërprerë të gjitha fluturimet nga aeroporti i Prishtinë drejt linjave të ndryshme në botë, përveç atyre për qëllime humanitare, transportuese, ushtarake apo të kthimit të shtetasve tanë që kanë mbetur jashtë.

Sektori i tretë është sektori i shitjes së karburanteve dhe lubrifikantëve, pasi që me ndërprerjen e qarkullimit të transportit urban e ndërurban dhe zvogëlimit në një masë të madhe lëvizjes së njerëzve, shitja e tyre ka rënë dukshëm, përkundër saj se çmimi i tyre ka rënë dhe kurrë nuk ka qenë më i lirë benzini apo dizeli, pasi që bareli i naftës në bursat botërore ka rënë në 20 dollar.

Sektori tjetër që ka pësua rrënje të dukshme është sektori i bizneseve shërbyese, sikurse atyre që ofrojnë sektori publik poashtu edhe sektori privat, këtu mendoj në sektorin administrativ, judikaturës, shëndetësisë, të cilët për shkak të kufizimeve në një masë të madhe apo ndërprerjes së tyre nuk janë duke ofruar shërbimet e rregullta gjatë kohës së pandemisë së Korona virusit Covid-19.

I vetmi sektor që ka shënuar një rritje të fluksit, janë marketet(të mëdha e të vogla), furrat dhe barnatoret, të cilët për shkak të situatës së krijuar janë duke punuar shumë më tepër për shkak të gjendjes së krijuar dhe për shkak të frikës dhe panikut, si rrjedhojë e kësaj qytetarët janë furnizuar me rezerva të shumta, nga ato normale të gjertanishme të rregullta ditore.

Sektorët që nuk kanë pësuar goditje në zhvillimin e biznesit të tyre janë sektorët e furnizimit me energjinë elektrike, ujë, dhe shërbimet komunale, telekomunikacioni, interneti, stacionet televizive tokësore, kabllovike, portalet elektronike, të cilët edhe në këtë situatë të krijuar janë duke punuar në një masë të konsiderueshme , varësisht prej llojit të shërbimit që ofrojnë.

Kjo goditje që pësoi ekonomia e Kosovës nga pandemia duhet të ndërgjegjësojë jo vetëm institucionet shtetërore por edhe qytetarët e Kosovës , se duhet ndryshuar në të ardhmen qasjen e perceptimit të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës, për të qenë sado kudo më të përgatitur dhe me një ekonomi më të strukturuar në rrafshin e industrisë ushqimore, kundruall pandemive eventuale që do të mund të na godasin me periudha më të gjata kohore.

Ministria e bujqësisë së Republikës së Kosovës, tani e tutje duhet të bëjë një planifikim të shtuar që të mos mbetet asnjë hektar tokë djerrinë në Kosovë, nga ata që nuk duan të punojnë tokën, dhe me subvencione të mundësojnë fermerët tjerë që të mbjellin këto sipërfaqe me grurë e misër, dy produkte kryesore për ushqimin e njerëzve dhe të kafshëve. Poashtu duhet të bëhet stimulimi dhe subvencionimi edhe i blegtorëve në një masë të konsiderueshme për rritjen e stoqeve bagëtish (lopëve, gjedhëve, deleve, etj.), me të cilin automatikisht do të rritej prodhimi i mishit në Kosovë, por edhe i bylmeteve( qumështit, djathit, tëlyenit,etj.) me të cilin do të zvogëlohej dukshëm varshmëria e Kosovës nga importi i gjërave kryesore ushqimore, sikurse që janë drithërat, produktet e mishit dhe bulmetet, sepse nuk mund të paramendohet jeta e njeriut pa këto produkte bazike ushqimore.

Tani e tutje, jo vetëm në fshatra, por edhe në qytetet, ata që kanë shtëpia me oborre përreth, në rast se i kanë mbuluar gjer tani me kubëza apo beton, duhet të mendojnë të lirojnë një pjesë bukur të madhe, për të mbjell me perime të ndryshme me të cilin do të mund në rast se jo më tepër, bile të furnizojnë familjet e tyre me perime vetanake të mbjella, sikurse janë, qepë, hudhra, domate, speca, tranguj, karota, patate e tjera, e aty këtu që mbetet hapësirë e lirë të mbjellin edhe ndonjë pemë, sikurse molla, dardha, qershia, kajsia, pjeshka, etj.

Këtë kur e them, mendoj se po të rritej zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë në një masë më të madhe, aq më tepër do të zvogëlohet varshmëria e Kosovës për importin e këtyre gjërave ushqimore esenciale pa të cilin nuk mund të paramendohet jeta e njeriut. Sa për ilustrim të ceki se vetëm për dy ditë prej se u hoq taksa 100% , nga Serbia kanë hyrë 100 maune me produkte të ndryshme, krahas dhjetëra mauneve tjera të rregullta nga shtete tjera që hyjnë përditë në Kosovë, me të cilin nënkuptohet se Kosova kryesisht varet nga importi.

Varshmëria e Kosovës kryesisht nga importi, është e paqëndrueshme, e sidomos në raste të caktuara mund të jetë e dëmshme , sidomos gjatë pandemive të ndryshme që do të mund të paraqiteshin eventualisht kohë pas kohe dhe që do të mund të zgjasnin në periudha më të gjata kohore, me ç’rast si pasojë e kësaj, do të mund të zvogëlohet apo të ndalet importi, pasi që në situata të këtilla secili shtet do të mundohet pikësëpari të furnizojë shtetasit e vet, dhe në këtë mënyrë Kosova do të mund të përjetonte kolaps.
Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, duhet të përballen seriozisht dhe nga kjo pandemi të nxjerrim mësim, se tani e tutje më nuk duhet investuar vetëm në asfalt e beton anekënd Kosovës, por sa më shumë duhet investuar në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, si dy sektor bazik për mbajtjen gjallë të qytetarëve të Kosovës.
Dhashtë Zoti që kjo pandemi të zgjat 3 muaj, e ruana Zot të mos zgjat 3 vjet!

 

Më Shumë

Latifi në Kavajë mbjell pemën e miqësisë në emër të Komunës së Rahovecit (FOTO)

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, njofton se me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, bashkë me kryetarët e komunave...

Kurti: Nëse dëshiron opozita e shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje, qeveria s’ka arsye të rrezohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për deklaratën e tij se është i gatshëm që vendi të shkojë në zgjedhje. Kurti ka thënë se...

Dhimbja

Lajmet e Fundit