7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kosova anëtare pranë EURIMAGES

Me propozim të ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, Qeveria e Kosovës ka aprovuar nismën për t’u antarësuar në fondin e mbështetjes kulturore të Këshillit të Evropës “EURIMAGES”, për prodhimet filmike.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe unë si ministre kemi marrë hapat e duhur dhe të nevojshëm për Anëtarësimin e Kosovës në Fondin për Mbështetje Kulturore të Këshillit të Evropës EURIMAGES. Ne kemi plotësuar të gjitha procedurat administrative e ligjore për të arritur deri te Nisma për Anëtarësim, që ishte edhe pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje”, – ka theksuar, ministrja Dumoshi.

“Me anëtarësimin e Kosovës në Fondin e Këshillit të Evropës EURIMAGES, vendi ynë do të përfitojë shumë në aspektin kulturor. Projektet tona filmike, do ta kenë mundësinë e akordimit të fondeve të shumta, si dhe do të rritet bashkëprodhimi filmik me vendet e Bashkimit Evropian”, – ka cilësuar ajo.

“Në të njëjtën kohë antarësimi ynë, do të kontribuojë më shumë në bashkëpunimin e kinemave tona, që në të ardhmen të jenë anëtare të rrjeteve të kinemave të Bashkimit Evropian”.

Sipas Dumoshit, do të rritet shumë bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave kulturore e me theks të veçantë kinematografisë kosovare, që të krijojë ura bashkëpunimi me vendet e Bashkimit Evropian, për të rritur kështu, cilësinë e prodhimit të filmit kosovar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Lajmet e Fundit