-7.3 C
Prizren
E martë, 1 Dhjetor, 2020

Kosova me Plan 16-pikësh për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit

Qeveria e Kosovës e ka miratuar të hënën një plan 16-pikësh për zbatimin e marrëveshjeve të Washingtonit, të cilat kanë të bëjnë me normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mes tjerash, aty parashihen marrëveshje financiare për ngritjen e projekteve infrastrukturore, veprime në funksion të fizibilitetit të Ujmanit, ndryshimi i një ligji për llogari të Kishës Ortodokse Serbe e nxjerrja e një qarkoreje që kërkon tërheqjen e aplikimeve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Dokumenti, një kopje të të cilit e ka siguruar KOHA, është hartuar nga Zyra për Planifikim Strategjik në bashkëpunim me ministritë e linjës, pas një udhëzimi për këtë që e ka dhënë kryeministri Avdullah Hoti. Në të janë identifikuar dhe listuar veprimet kryesore dhe institucionet përgjegjëse për zbatimin e pikave të marrëveshjes.

“Duke qenë se për shumicën e pikave ka pasur zhvillime të mëhershme qoftë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian apo edhe disa projekte infrastrukturore kanë qenë pjesë e planeve të Qeverisë së Kosovës, për secilën pikë është bërë një përshkrim i shkurtër i gjendjes aktuale. Kjo qasje do të shërbejë për të informuar partnerët për progresin e arritur dhe për të koordinuar përpjekjet e institucioneve për zbatimin e marrëveshjes”, thuhet në hyrje të dokumentit. “Tani pritet nga dikasteret që janë nën përgjegjësinë tuaj të merren të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtyre aktiviteteve apo veprimeve të dhëna në këtë dokument”./KOHA

- Advertisement -

Më Shumë

4 të vdekur nga COVID-19 në Prizren

Edhe e shtuna ka regjistruar numër të lartë vdekjesh nga COVID-19 në Kosovë. 14 persona kanë humbur betejën me virusin në 24 orët e...

Promovohet botimi i veprës së plotë të Anton Çettës

I botuar para më shumë se një muaji, kompleti 13-vëllimësh me veprën e Anton Çettës është promovuar sot në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të...

156 biznese përfitojnë 2 milionë euro nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryeministri Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës për financim të projekteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, në...

Duda Balje ia merr bukurinë Luana Vjollcës

Të dyja janë figura mjaftë të njohura për publikun shqiptar. Edhe pse kanë profesione të ndryshme, Luana si këngëtare e moderatore, e Duda si deputete...

Prizren, 6 muaj burg për vjedhjen e veturës që kishte marrë me qira

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka dënuar sot me gjashtë muaj burg të akuzuarin B.B., për shkak të vjedhjes së një veture,...

Policia kufitare në Vërmicë konfiskon rreth 30 kg drogë

Policia e Kosovës në angazhimet e saj të vazhduesheme në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë javës që po lëmë pas ka zhvilluar...

Prizren, 30 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 553 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22. 690 raste,...

Lëndohet një punëtor në Grejkoc të Suharekës

Një punëtor është lënduar në Grejkoc të Suharekës. Ai ka rënë nga një lartësi prej 4 metra. Raporti i policisë Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka...

Messi u përpoq ta rikrijonte edhe golin legjendar ‘Dora e Zotit’ të Maradonas

Një prej momenteve të paharruara në historinë e futboll është goli i Diego Maradonas i shënuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të vitit 1986...

Dëgjohen gjashtë dëshmitarë në gjykimin ndaj drejtorit të shkollës në Malishevë, për rastin ku punëtori teknik humbi jetën në vendin e punës

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim...

Berisha: S’ka më ofendim për Kosovën se postin e presidentes ta ushtrojë soji i Osmanit

Koordinatori nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha, ka fyer ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, duke thënë se për Kosovën s’ka më ofendim...

I biri i deputetit Shala nuk sheh asgjë të keqe për postin e konsullit që e ka marrë

I biri i deputetit Haxhi Shala, Flakroni, është munduar të arsyetojë caktimin e tij konsull në Pragë. Në reagimin e parë pas publikimit të...

Prizren, 11 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.746 raste, kurse...

Komisionet hetimore, deputetët “të painteresuar” t’i kryejnë obligimet që ua ka ngarkuar Kuvendi

Aktualisht në Kuvendin e Kosovës janë funksionale tri Komisione hetimore: Komisioni Hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë; Komisioni Hetimor lidhur me procesin e...

Temperaturat për pesë ditët e ardhshme – ja në cilën ditë do të bie borë

Deri në fundjavë “Prishtina Weather” parashikon mot stabil, pa ndryshime. Orëve të mëngjesit ngrica dhe kushte për mjegull në ultësira. Të hënën më ftohtë,...

Varroset legjenda Maradona

Një nga futbollistët më të njohur në histori, Diego Armando Maradona, është varrosur të enjten në Argjentinë. Vdekja e Maradonës të mërkurën, në moshën 60-vjeçare...

Lajmet e Fundit

Lewis Hamilton rezulton pozitiv në testin për COVID-19

Lewis Hamilton është vetizoluar pasi ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Garuesi i njohur i Formula 1 do të mungojë në Sakhir Grand Prix...

235 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihmë më 2021

Zyra e Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare ka thënë se nevoja për ndihmë ka shpërthyer në nivele të papara sivjet për shkak të...

Suharekë, shtyhet gjykimi për veprën penale vjedhje e shërbimeve komunale

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të hënën në Gjykatën Themelore ne Prizren- Dega Suharekë ndaj të pandehurit Gëzim Mahmutaj, i...

Bashkëshortja e Ronaldos “pushton” Instagramin

Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, nuk nguron të postojë në rrjetet sociale format e trupit të saj. Ajo ka surprizuar ndjekësit e saj në...

Prizren, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti, Fidan Shala dhe Arben Rexhepi, e cila...