21.9 C
Prizren
E hënë, 3 Gusht, 2020

Kosova përfitoi kur vendosi barriera tregtare me fqinjët

Dogana-Barriera tregtareMarrëdhëniet tregtare të Kosovës me vendet fqinje, përgjatë gjashtë vjetëve të fundit ishin përcjellë me probleme të ndryshme. Vendet e rajonit si Serbia, Maqedonia, Bosnje e Hercegovina dhe Shqipëria, jo rrallë herë gjatë kësaj kohe u kishin vënë barriera tregtare prodhimeve kosovare, duke dëmtuar kështu ekonominë e Kosovës.

Barriera më të mëdha tregtare karshi Kosovës kishin bërë Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, që vetëm pak muaj pas shpalljes së pavarësisë, kishin ndaluar produktet e Kosovës, për shkak të ndërrimit të vulës së Doganave nga ato të UNMIK-ut në Doganat e Kosovës.

Maqedonia, ndërkohë, kishte vënë barriera për prodhimet kosovare, siç ka qenë rasti me prodhimet e pijeve dhe së fundi rasti me miellin.

Shqipëria, për një kohë të gjatë kishte aplikuar çmimin referent për patatet e prodhuara në Kosovë.

Derisa, Kosova në raport me këto barriera që i ishin bërë, kishte reaguar në mënyra të ndryshme, mënyra këto që ishin përkrahur nga prodhuesit kosovarë, por që çdo herë ishin akuzuar, por mosveprim të menjëhershëm.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tregon për marrëdhëniet tregtare të Kosovës me vendet e rajonit gjatë këtyre viteve.

Ai thotë se ka pasur mjaft probleme të natyrës tregtare, por që, sipas tij, tani këto marrëdhënie me vendet e rajonit janë më të relaksuara.

“Në katër vitet e fundit kemi pasur një përmirësim kualitativ të këtyre marrëdhënieve, duke i adresuar shumicën e çështjeve që i kanë penguar prodhuesit kosovarë të ekspertojnë produktet e tyre në rajon. Po ashtu, besoj se ka pasur një përmirësim kualitativ edhe të mundësisë tregtare të Kosovës me Bashkimin Evropian”, tregon Nikaj.

Autori i analizës “Kosova në Kontekst Rajonal: Marrëdhëniet Ekonomike dhe Tregtare”, Shpend Kursani, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë vlerëson se Kosova kishte pritur shumë nga marrëveshjet tregtare me vendet e rajonit, por, siç thekson ai, përfitimet nga këto marrëdhënie tregtare ishin në favor të vendeve të rajonit.

“Në përgjithësi, Kosova nuk ka qenë pro-aktive në këtë aspekt, Kosova ku gabon është se i jep rëndësi dhe varet shumë nga të mirat që i pret nga marrëveshjet e tregtisë së lirë, por duke marrë parasysh që në Kosovë ekziston nivel i ulët i prodhimit, vendi ynë nuk ka përfituar shumë nga marrëveshjet për tregti të lirë. Në fakt, shumë më shumë ka përfituar kur ka vendosur barriera”, thotë Kursani.

Ai thekson se Kosova, si një vend me sektor të varfër të prodhimtarisë, nuk ka pasur se çfarë të eksportojë gjatë këtyre viteve, derisa vendet e rajonit janë ato, të cilat vërshojnë tregun e Kosovës me produktet e tyre.

Kosova për 52 ditë në vitin 2011 kur kishte bllokuar produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, thekson Kursani, kishte përfituar më së shumti, pasi që filloi të rritej prodhimi i shumë ndërmarrjeve dhe rrjedhimisht u hapën edhe vende të reja të punës.

“Fatkeqësisht, ka qenë kohë e shkurtër që të shihet efekti pozitiv i saj në disa nga prodhuesit duke marrë parasysh që Serbia është shteti numër dy importues nga i gjithë rajoni në Kosovë. E, sa i përket shteteve tjera të rajonit, të cilat kanë vendosur barriera tregtare ndaj Kosovës, mendoj se këto kanë qenë më shumë nga lobimit i brendshëm i atyre shteteve në qeverinë e tyre për përfitime afatshkurta”, vlerëson Kursani.

Ndërkohë, marrëveshja e Stabilizim-Asocimit, sipas Bernard Nikajt, ushtrues detyre i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, do të përmirësojë pozitën tregtare në Kosovës.

“Ne tani jemi në fazat finale të negocimit dhe përfundimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Krejt këto masa do ta përmirësojnë pozitën tregtare në raport me shtet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian”, shton Nikaj.

- Advertisement -

Më Shumë

LDK-ja akuzohet për privatizim të dialogut

Lidhjes Demokratike (LDK) që udhëheq me Qeverinë, i është vënë etiketa e “privatizueses” së përfaqësimit të Kosovës në valën e re të negociatave me...

Ballkani tregohet skuadër Evropiane, uron Prishtinën për titullin

Ballkani dje humbi në finalen e Kupës së Kosovës pasi u mposht nga Prishtina me rezultat minimal 1-0. Skuadra nga Suhareka është treguar skuadër e...

Quni: Me fat Kurban Bajrami!

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Bjramit. “Uroj që festën e Bajramit dhe të gjitha festat tjera,...

Ky është vendimi i ri për kafiteritë dhe restorantet, ky është orari i ri

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka dalë me propozim-vendimin për masat e reja antiCOVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të...

8 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetsëisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar tetë të vdekur e numër rekord rastesh të reja...

Tërbohet rinia shqiptare, alkool dhe ‘shkuma party’ (FOTO)

Festat në bregdet, shkuma parti me muzikë, pa asnjë distancim dhe masa anti Covid që as respektohen mes të rinjve. Kjo është panorama e...

ZYRTARE: Lallana ndryshon skuadër por mbetet në Premierligë

Adam Lallana zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Brighton. Pas përfundimit të aventurës te Liverpool, mesfushori anglez, ashtu siç është raportuar, karrierën do ta vazhdojë...

Thaçi e dekoron Halil Kastratin me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar Halil Kastratin me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” “Humanizmi ka qenë me shekuj shtyllë e shoqërisë sonë. Në ditë...

Kryeministri Hoti rezulton pozitiv me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19. Ai...

Kosovarët që vetizolohen pas kthimit nga Shqipëria dhe vendet tjera fqinje, do monitorohen nga policia

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, kanë propozuar masa të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Një nga to...

Kuvendi mblidhet nesër, ka shpresë për shpërndarjen e parave të pakos emergjente

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet të enjten, më 30.07.2020, në orën 11:00, në sallën e Kuvendit. Ky është Propozimi i rendit të...

Urimi i LDK-së në Prizren për festën e Kurban Bajramit

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit. "Edhe festa e Kurban Bajramit, na gjeti në...

Salah me stil të ri të flokëve (Foto)

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, e ka ndërruar stilin e tij të flokëve. Ky ndryshim ka habitur tifozë të shumtë dhe ka shkaktuar reagime të...

7 persona humbën betejën me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë vazhdon të jetë shqetësues numri i atyre të cilët po e humbin jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Brenda 24 orëve...

“Me mendje te Championsi, e përmbysim Lyon. Titulli? Duam të dhjetin radhazi”

Paulo Dybala pësoi një lëndim muskulor në fitoren 2-0 kundër Sampdorias, rezultat që i dhuroi zyrtarisht titullin e nëntë radhazi Juventusit. Argjentinasi po punon...

Suharekë, hajnat vjedhin rreth 40 shtylla metalike

Një vjedhje është raportuar të martën në fshatin Gjinoc të Suharekës, transmeton PrizrenPress. Sipas raportit 24 orësh të policisë të martën rreth orës 09:25 ankuesi...

Lajmet e Fundit

Arrestohet një person në Greikoc të Suharekës për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Në fshatin Greikoc të Komunës së Suharekës është arrestuar dje një person për mosrespektim të masave anti COVID-19, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24 orësh të...

Prizren, 33 fëmijë vijnë në jetë

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren, gjatë katër ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 33 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse...

Me 8 000 vetura e me 50 autobusë, 30 mijë shtetas të Kosovës në fundjavë në Shqipëri

Gjatë fundjavës rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës zgjodhën ta vizitojnë bregdetin e Shqipërisë. Atje të gjithë këta vajtën me 8 000 vetura dhe...

Policia ndërpret një aheng familjar në Peqan të Suharekës

Policia e Kosovës ka inicuar procedurë ndaj një personi në fshatin Peqan të Suharekës, pasi që kishte organizuar aheng familjar në shtëpinë e tij,...

Kryetari i Rahovecit me mesazh prekës për vëllanë që i vdiq nga coronavirusi

Pas vdekjes së vëllait të tij si pasojë e Covid-19, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se nuk e besuan se...