16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Kosova, pjesë e panairit të librit në Frankfurt

Hap dyert sot panairi më i madh i librit në botë në Frankfurt të Gjermanisë me temën “Ide që lëvizin botën”. I ftuar nderi është shteti i Norvegjisë. Janë mbi 7,300 ekspozues nga e gjithë bota, ndër të cilët, tradicionalisht, i pranishëm është edhe shteti i Kosovës, organizuar e prezantuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ambasadës së Kosovës në Berlin.

Pos Çmimit Nobel, muaji tetor shquhet në botën mbarë për panairin më të madh të librit, që mbledh rreth vetes të gjithë profesionistët e librit për pesë ditë sa edhe zgjat Janë mbi dhjetëmijë gazetarë, mbi njëqindepesëdhjetë shtete e mbi dyqindeshtatëdhjetë mijë vizitorë që frekuentojnë kryengjarjen e vitit për librin.

Treni i letërsisë nga veriu arriti në Frankfurt me delegacionin e vet nga Norvegjia – e ftuar nderi – duke përfshirë yjet e letërsisë botërore që vijnë nga ky vend, si: Karl Ove Knausgard, Jo Nesbo e Maja Lunde, së bashku me Princeshën e Norvegjisë, Mette-Marit.

Përpos të ftuarve që vijnë nga Norvegjia, panairi do të nderohet me emra të jashtëzakonshëm të letërsisë botërore, si: Margaret Atwood, Elif Shafak, Ken Follett, Colson Whitehead, e shumë autorë të tjerë.

Kosova është e pranishme me një përfaqësim dinjitoz në sallën 5.0, sallë e botuesve dhe shteteve ndërkombëtare si: Belgjika, Italia, shtetet e Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore, Turqia, Holanda, Evropa Veriore, Irani e të tjerë Janë botimet më të reja të botuesve kryesorë të Kosovës, si: “Buzuku”, “Koha”, “Faik Konica”, “Pema”, “Artini”, “Dija”, “Damo”, “Meshari”, “Magjia e Librit”, “Lugjet e Verdha”, e të tjerë, si dhe institucioneve si Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe Universiteti i Prishtinës.

Shënohen përvjetorë të rëndësisë së lartë nga letërsia, historia dhe kultura shqiptare, si: 20-vjetori i Çlirimit të Prishtinës dhe Kosovës, 100-vjetori i Konferencës së Paqes, 400-vjetori i vdekjes së Lekë Matrëngës, 90-vjetori i lindjes së Rexhep Hoxhës, 90-vjetori i lindjes së Kosovë Rexhë Balës, 80-vjetori i lindjes së Adelina Mamaqit, 80-vjetori i lindjes së Rrahman Dedajt, 70-vjetori i vdekjes së Mithat Frashërit, 70-vjetori i vdekjes së Vinçenc Prennushit, 40-vjetori i vdekjes së Jakov Xoxes.

Në fundjavë, panairi hapet edhe për qytetarët dhe vizitorët e thjeshtë, me ç’rast mbahen promovime me autorë dhe orë letrare në stendën e Kosovës, që është edhe pikëtakim i qindra kosovarëve që jetojnë në Gjermani. Një rast i jashtëzakonshëm ky për të gjithë diasporën që jeton në Gjermani, që të njoftohet me prurjet nga letërsia dhe kultura shqiptare.

Më Shumë

Familja e 71 vjeçarit të vdekur akuzon urologun në Prizren për neglizhencë

Urologu Fatos Shukriu është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”. Kjo pasi që familja e...

Zhdukja e kobshme – Niset për shtëpi, e moshuara nga Rahoveci vdes në mal

Si rëndom, edhe pasditen e së dielës doli nga shtëpia, por në të nuk u kthye e gjallë.   Hajnishahe Hoti nga Ratkoci i Rahovecit pasi...

Dhimbja

Lajmet e Fundit