8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kosovarët e ardhur nga Londra nuk hynë në karantinë – vetizolohen në shtëpi

Janë kthyer nga Londra 138 kosovarë që ishin në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada.

Ardhjen e tyre sot e konfirmoi Ambasada e Kosovës në Londër me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, thuhej në njoftim.

Mirëpo të ardhurit nga Londra nuk do të futen në karantinë tek Qendra e Studentëve.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar nga Ministria e Shëbndetësisë, Valdet Hashani.

“138 qytetarët që kanë ardhur nga Londra nuk do të futën në karantinë këtë pasi janë liruar me procedurë nga mjekët në aeroportin “Adem Jashari”.

“Të gjithë qytetarët do të fute në vetizolim për 14 ditë në shtëpitë e tyre”, deklaroi Hashani.

Më Shumë

Totaj pret U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të ASK’së, diskutojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati. Siç bëhet e...

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Lajmet e Fundit