23 C
Prizren
E premte, 10 Korrik, 2020

Kosovarët të pakënaqur me drejtirmin aktual të politikës në vend

Shtetasit e Kosovës janë të pakënaqur me drejtimin aktual të politikës në vend, kështu thuhet në anketën “Pulsi Publik 18” i realizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), transmeton Klan Kosova.

Më shumë se gjysma e të anketuarve (62.8%) janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës.

 

 

Ky nivel i pakënaqshmërisë është rritur me 12.7 pikë përqindje krahasuar me nëntorin 2019. Niveli i kënaqshmërisë me drejtimin politik të Kosovës arrin vetëm 10.6%, ngjashëm me nëntorin 2019 (10.2%).

Gjithsej 19.7% e të anketuarve deklaruan se kanë qëndrim neutral për këtë çështje, që përbën një rënie prej 13.7 pikë përqindje nga anketa e nëntorit 2019, siç tregohet në Figurën 1.

Në këtë anketë të publikuar thuhet se “Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë tregojnë se meshkujt (70.2%) janë më të pakënaqur sesa femrat (66.4%) me drejtimin politik të Kosovës. Në të njëjtën kohë, përqindja e meshkujve që janë të kënaqur me drejtimin politik të Kosovës është pak më e lartë se ajo e femrave: ndërkohë që 11.4% e meshkujve janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me drejtimin politik të Kosovës, vetëm 9.7% e femrave deklaruan se janë të kënaqura ose shumë të kënaqura me drejtimin politik të Kosovës, që përbën një ndryshim nga anketat e nëntorit dhe majit 2019 kur femrat ishin më të kënaqura me drejtimin politik të Kosovës”.

“Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike tregojnë se niveli më i lartë i pakënaqshmërisë gjendet tek shqiptarët e Kosovës (72%), të ndjekur nga pjesëtarët e komuniteteve të tjera të Kosovës (43.1%) dhe nga serbët e Kosovës (42%). Përqindja e të anketuarve neutralë është më e larta në mesin e serbëve të Kosovës (56%), të ndjekur nga pjesëtarët e komuniteteve të tjera të Kosovës (25.5%) dhe shqiptarët e Kosovës (17.9%). Gjithsej 10.2% e shqiptarëve të Kosovës janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me drejtimin politik të Kosovës, ndërsa vetëm 2% e serbëve të Kosovës tregojnë të njëjtin nivel kënaqshmërie. Gjithsej 25.5% e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës deklaruan se janë të kënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës”.

Në anketë gjithashtu thuhet se 33.6% e kosovarëve janë të gatshëm të marrin pjesë në protesta politike, që përbën një rritje të vogël nga nëntori 2019 (31.3%) dhe një rënie të konsiderueshme nga maji 2019 (42.2%).

“Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike tregojnë se shqiptarët e Kosovës janë më të gatshëm të protestojnë sesa serbët e Kosovës dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera të Kosovës”.

“Në mënyrë të veçantë, 34.7% e shqiptarëve të Kosovës janë të gatshëm të protestojnë, kundrejt 17.6% të serbëve të Kosovës dhe 24.5% të pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës”.

“Të gjitha komunitetet e Kosovës, përveç serbëve të Kosovës, janë më pak të gatshëm të marrin pjesë në protesta politike sesa në maj të vitit 2019 kur gatishmëria e përgjithshme për të protestuar ishte mjaft e lartë: 43.7% e shqiptarëve të Kosovës, 13.3% e serbëve të Kosovës dhe 35% e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës”, thuhet në anketë.

Anketa e Pulsit Publik 18 është realizuar gjatë muajit prill 2020, kësaj radhe për shkak të kushteve të jashtëzakonshme, përmes intervistave telefonike, me 1.306 qytetarë të Kosovës. Anketa ofron një përmbledhje të perceptimeve të kosovarëve në lidhje me proceset demokratike, kushtet socio-ekonomike, sigurinë, mjedisin, dhe pandeminë COVID-19.

Këtu keni linkun e anketës së plotë.

- Advertisement -

Më Shumë

Në Prizren arrestohen dy të dyshuar për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar në Prizren dy persona të dyshuar për marrje me prostitucion, transmeton portali "PrizrenPress". Rasti ka ndodhur...

Rifillon gjykimi për korrupsion, deklarohen të pafajshëm kryeshefi i INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarët e Komunës së Prizrenit

Kryeshefi ekzekutiv i INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorë të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Sadik Paqarizi, Nijazi Kryeziu e Visar Islamaj,...

Prizren: E keqtrajtoi gruan, një vit burgim me kusht

Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale G.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale “dhuna...

Çekiçi shënon golin e 10-të në Slloveni

Endri Çekiçi, sulmuesi i Kombëtares, ka gjetur golin në sfidën e sotme që skuadra e tij, Olimpija Ljubjana, ka luajtur në transfertën delikate me...

Prizreni i pakënaqur me numrin e testimeve

Për numrin e testimeve dhe vonesat në rezultate ka pakënaqësi edhe në Prizren. Nënkryetari i komunës, Visar Shehu i ka thënë Gazetës Express se po...

Katër lokale u gjobitën në Prizren për mosrespektim të masave anti-Covid

  Fahredin Ajdini, udhëheqës i sektorit të Inspektoratit Sanitar në Komunën e Prizrenit ka deklaruar se në këtë komunë është duke u zbatuar vendimi i...

Flet Xhavit Ukaj, deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në...

Edhe një herë tjetër, ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor” nuk e pranon fajësinë për përvetësim në detyrë

Ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor”, Hafir Gallopeni, në seancën e mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, përsëri është deklaruar i pafajshëm për veprën...

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për tentim vrasje, kanosje e armëmbajtje pa leje

Të merkurën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor kundër Florim Kallabës, i akuzuar për tentim vrasje, kanosje dhe armbajtje...

Bileta falas për të nxitur turistët që zgjedhin Krujën

Ministria e Turizmit e Shqipërisë dhe bashkia e Krujës kanë nënshkruar marrëveshjen që i dhuron operatorëve turistikë 5000 bileta me vlerë 0 lekë për...

Ermina Lekaj-Përlaskaj nga Prizreni e fiton mandatin e deputetes në Kroaci

Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci. Lajmin e ka bërë të ditur përmes...

Masat e reja kundër përhapjes së COVID-19 hyjnë në fuqi nesër

Kufizimi i lëvizjes, e mbyllja e lokaleve të gastronomisë nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit do të fillojë nesër. Kështu shkurt ka njoftuar...

Ballkani vazhdon ëndrrën për titull

Ballkani mori fitore me rezultat 5:1, falë het-trikut të shënuar nga Blend Baftiu, në ndeshjen kundër Dukagjinit, që radhitet në fund të tabelës, për...

Ndahen mbi 1.8 milionë euro për kompensimin e bujqve

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të ndajë mjete financiare ne vlerë 1 milion e...

Basri Sejdiu: Më shkarkuan pa paralajmërim, u prek xhepi i dikujt

Bordi i SHSKUK-së e ka shkarkuar të hënën drejtorin e përgjithshëm, Basri Sejdiu. Arsyet që i ka dhënë bordi për shkarkimin e tij lidhen...

Për dy ditë, 15 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, për dy ditët e fundit kanë ardhur në jetë 15 fëmijë, transmeton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Lajmet e Fundit

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja...

Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend...

Flet Xhavit Ukaj, deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në...

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i vërsulet Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit. Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës. “Ndërpritet...

Me kuzime lëshohet për qarkullim rruga Prizen-Prevallë

  Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës se nga nesër(11.07.2020), nga ora 08:00 deri në 20:00, do të lejohet qarkullimi i automjeteve deri në...