13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Krasniqi: Mbështetja për rininë duhet të jetë e përditshme

AlbanKrasniqi-VV9-26Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij kandidatët për Asamble dhe aktivistët Libade Gegaj, Valon Hoti, Bekim Gashi, Shukrije Elezi, Bardhyl Krasniqi, Muhamet Bytyçi, Armend Krasniqi dhe Lumbardh Krasniqi, kanë vizituar Qendrën e Rinisë, ku u pritën nga Drejtori i kësaj Qendre bashkë me një numër vullnetarësh rinorë të saj. Kjo vizitë në ditën e rinisë është realizuar për të uruar ditën e rinisë dhe për t’u informuar nga afër për problemet dhe sfidat që ka rinia sot në Malishevë.

Krasniqi u shpreh i gatshëm që në ç’do kohë të ndihmoj Qendrën e Rinisë, por edhe të rinjtë e Malishevës pasi që pjesën më të madhe të angazhimit të tij në të kaluarën e ka si lider, punëtorë, trajner rinorë si dhe si njëri nga themeluesit e Qendrës së Rinisë dhe Rrjetit Rinor të Kosovës.

“Mbështetja për rininë duhet të jetë e përditshme dhe jo vetëm një ditë në vit”, tha Krasniqi.

Kandidati për kryetar te Komunës foli edhe për rëndësinë që ka angazhimi dhe pjesëmarrja në aktivitete rinore, për mbështetjen e munguar dhe qasjen e gabuar institucionale. “Duhet të ndërtohet një marrëdhënie e re ndërmjet institucionit të Komunës, Qendrës Rinore dhe të rinjve në përgjithësi, ku rinia shihet duhet të trajtohet si pjesë përbërëse e shoqërisë, e cila duhet të përfshihet në të gjitha proceset dhe vendimet që i prekin ata, jo vetëm si spektatorë, por si pjesëmarrës dhe vendimmarrës”, tha Krasniqi.

Aktivistët vullnetar të Qendrës Rinore folën për problemet dhe sfidat që kanë dhe për mungesën e përkrahjes institucionale dhe të mjeteve elementare, të nevojshme për organizimin e aktiviteteve rinore, me gjithë vullnetin dhe gatishmërinë e tyre si aktivist rinorë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një person arrestohet në Prizren pas sulmit fizik ndaj bashkëjetueses

Një person është arrestuar në Prizren. Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht  femrën me të cilën bashkëjeton. “Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa...

Robin Krasniqi rikthehet në ring me 4 maj

Boksieri Robin Krasniqi ka bërë të ditur se lufta e tij e ardhshme do të jetë me 4 maj 2024. Ai ka thënë se kundërshtari...

Lajmet e Fundit