9.3 C
Prizren
E martë, 26 Maj, 2020

Kreditë e shpejta zhysin qytetarët në borxhe

Në tregun bankar në Kosovë, përveç bankave komerciale, aktivitetin e tyre e zhvillojnë edhe institucionet mikrofinanciare (IMF), në të cilat qytetarët mund të marrin kredi në vlera të ndryshme.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, norma e interesit për kredi në 21 institucionet mikrofinanciare që operojnë në Kosovë, ka arritur në 22.7 për qind nga 22. 2 për qind sa ishte mesatarja në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Pavarësisht normës së interesit, vlera e kredive të lëshuara ka arritur mbi 153 milionë euro. Nga kjo vlerë, 99 milionë euro janë kredi familjare, kurse mbi 54 milionë euro kredi për ndërmarrje.

Mbi 75 mijë thuhet të jetë numri i huamarrësve në këto institucione.

Udhëheqës të Shoqatës së Institucioneve Mikrofinanciare thonë se normat e interesit janë të ngjashme sikurse me normat evropiane të kredive të shpejta me para të gatshme dhe pa shumë dokumentacione. Ata thonë që sipas Rrjetit Evropian të Mikrofinancës, normat e interesit në këto institucione janë më të ulëtat në rajon.

Drejtori ekzekutiv në këtë shoqatë, Arsim Bruçaj, për Radion Evropa e Lirë thotë se normat e interesit janë të ngjashme me produktet e bankave komerciale, siç janë kredit kartelat apo mbitërheqja.

Këto norma sillen prej 12.5 deri në 25 për qind, thotë Bruqaj duke shtuar normat varen nga lloji i kredisë, relacioni i më hershëm i kredimarrësit me IMF-në, nga historia e tij më regjistrin e kredive, nga afati, shuma.

Ai arsyeton normat e interesit, për shkak se, siç thotë ai, institucionet marrin vetë kredi për të dhënë kredi, pasi nuk pranojnë depozita.

Bruçaj tregon mundësitë e uljes se kamatave për kredi.

“Një mundësi për uljen e këtyre normave është që institucionet mikrofinanciare (IMF)të lejohen të rrisin qëndrueshmërinë e institucionit përtej kredidhënies. Kjo do të mund të bëhet në atë mënyrë që këto IMF të lejohen të bëjnë shërbime shtesë, siç janë transferet dhe pagesat, apo edhe shërbime të tjera”.

“Në një të ardhme afatmesme, adoptimi më i madh i teknologjisë do të ndikonte në zvogëlimin e kostove për njësi të kredisë dhe kjo do të ndikonte në uljen e normës së interesit”, thotë Bruqaj për Radion Evropa e Lirë

Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike vlerësojnë se qytetarët të cilët nuk përmbushin kushtet për të marrë kredi në bankat komerciale po marrin kredi pa ndonjë kriter në institucionet mikrofinanciare.

Eksperti për çështje ekonomike Naim Gashi vlerëson se kamatat e kredive në këto institucione janë jashtëzakonisht të larta.

“Institucionet mikrofinanciare nuk kërkojnë asnjë kriter për të përmbushur, nuk kërkojnë as që te kenë pagë mujore, as hipotekë, as kolateral. Aty kërkohet vetëm një fletë-aplikacion dhe një letërnjoftim. Dhe në shumicën e rasteve janë të vetëdijshëm se familjet nuk kanë mundësi që t’i kthejnë kreditë, mirëpo për shkak të vështirësive të tyre financiare ata detyrohen të marrin kredi të cilat nuk kuptimin e plotë të fjalës janë fajde, për arsye se janë mbi 20 për qind”, shprehet Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Këto institucione janë organizata që ofrojnë kredi të vogla për individët ose bizneset familjare me të ardhura të ulëta, por me procedura më të thjeshta sesa bankat komerciale.

Një qytetar nga Ferizaj, Albert Gashi që ka përfunduar Fakultetin Ekonomik, tregon se ka qenë i interesuar për kredi në këto institucione, por edhe në bankat komerciale. Por, siç thotë ai, kamatat e larta kanë qenë arsye që nuk ka pranuar të marrë kredi.

“Kamatat për kredi janë shumë të larta, që nganjëherë edhe nuk mund të quhen kamata”, thotë Gashi.

Institucionet mikrofinanciare që operojnë në Kosovë monitorohen nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në këtë institucion, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet mikrofinanciare kanë ngritur kapacitet e tyre qeverisëse duke ndikuar kështu edhe në stabilitetin e sektorit financiar.

Ai, ndërkaq ka treguar këto institucione zbatojnë kornizën ligjore.

“Banka Qendrore e Kosovës në vazhdimësi jep rekomandime për avancimin e proceseve të këtyre institucioneve dhe kur evidentohen se ato kanë parregullsi, BQK-ja vepron konform rregullativës në fuqi duke ndërmarr masa siç janë: vërejtjet me shkrim ndaj institucioneve, zyrtarëve të institucioneve, si dhe dënimet me gjobë monetare”.

“Të gjitha masa që janë ndërmarrë, janë respektuar në tërësi nga këto institucione dhe të njëjtat kanë ndikuar pozitivisht në disiplinimin e tyre në respektimin e kornizës ligjore”, thotë Ahmeti.

Ahmeti thotë se një ndër parimet kryesore të BQK-së është mbajtja e sistemit efikas financiar në ofrimin e shërbimeve cilësore për konsumatorët me çmime konkurruese.

Banka Qendrore ka krijuar infrastrukturë ligjore adekuate që inkurajon efikasitet dhe konkurrencë, si dhe siguron një nivel adekuat të shërbimeve financiare, e që përmes qasjes së tillë po ndikohet edhe në uljen e normave të interesit të kredive.

Institucionet mikrofinanciare japin pothuajse të gjitha llojet e kredive, sikur bankat komerciale, duke filluar nga kreditë për familje, bujqësore, kredi për biznes, për renovim po ashtu edhe kredi për regjistrim të automjeteve.

Në Kosovë operojnë 21 institucione mikrofinanciare, më 129 njësi në gjithë territorin e Kosovës, prej të cilave 14 janë më pronësi të huaj kurse vetëm shtatë janë vendore. Numri i të punësuarave në këto institucione është mbi 1000 persona.

Kurse, dhjetë është numri i bankave komerciale me 237 njësi në gjithë territorin e Kosovës. Tetë nga to janë më pronësi të huaj. Vlera e kredive të qytetarëve në këto banka ka arritur në mbi 2.5 miliardë euro, prej tyre mbi 900 milionë euro janë kredi familjare, derisa 1.6 miliard euro janë kredi për ndërmarrje.

- Advertisement -

Më Shumë

Dëmet nga shiu, Kurti viziton Mamushën e Suharekën

Herët nis agjenda e sotme e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili do t’i realizojë disa vizita. Pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e...

Naim Frashëri përkujtohet në 174-vjetorin e lindjes

Me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij të dendur atdhetare e kulturore shkrimtari i madh shqiptar, Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare...

Thënie të pavdekshme nga njerëz të mëdhenj

“Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se çfarë jep, dhe jo në atë se çfarë është në gjendje të marrë” – Albert...

Nis shpërndarja e pagesave për përfituesit e ndihmave sociale

Posta e Kosovës ka njoftuar se ka filluar me shpërndarjen e pagesave për qytetarët përfitues të skemës së ndihmës sociale mujore në vlerë prej...

Trump kërkon të ndëshkojë Kinën por…

Administrata Trump po kërkon mënyra për të ndëshkuar Kinën pa djegur mundësitë e presidentit Donald Trump për një mandat të dytë. Bërja e kësaj në...

Totaj: Kurti e Haskuka injoruan Hasin

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, për injorim të Hasit. Sipas...

Greqia hap kufijtë për turistët më 15 qershor

Greqia është një ndër shtetet që një pjesë e mirë e ekonomisë varet nga turizmi, rrjedhimisht është ndër më të interesuarat për të kaluar...

Edhe studentët kërkojnë të përfshihen në Pakon Emergjente

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të studentëve ‘’Demokracia Studentore’’ përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që...

Prizren: Aktakuzë për mashtrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka...

Njoftim për familjet në nevojë që jetojnë me qera në Prizren

Njoftohen të gjithë familjet në nevojë që jetojnë në qira se që nga java e ardhshme mund të aplikojnë për të përfituar nga Programi...

Vetëvendosje në Prizren uron festën e Fitër Bajramit

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren të gjithë besimtarëve muslimanë ua ka uruar festën e Fitër Bajramit. "Në këtë ditë feste e gëzimi, le të mbretërojë dashuria...

Lëreni Teatrin Kombëtar në Tiranë , arrestojeni Milazim Krasniqin!

Nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora Nga një problem , Kosovës iu bënë dy : Duket se asnjë shtet në botë nuk e ka përballuar më...

Policia ndalon 7 persona në Prizren që nuk respektuan masat gjatë epidemisë

Policia e Kosovës ka vazhduar të marrë masa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit. Përmes...

Paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj dy personave që dyshohet se sulmuan fizikisht punëtorin e një pike të derivateve

Gjykata Themelore në Prizren, të enjten dhe të premten, ka marrë dy vendime të ndara për një rast të njëjtë, ku ishin të përfshirë...

Dy raste të reja me COVID-19, kryetari i Suharekës bën thirrje të zbatohen masat e MSh-së

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se atje janë shënuar 2 raste të reja me Covid-19. “Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin...

“Break My Heart” nga Dua Lipa me mbi 100 milionë klikime

Pak muaj i janë dashur këngës së Dua Lipës “Break My Heart” për të arritur mbi 100 milionë klikime. Këtij faktit i është gëzuar edhe...

Lajmet e Fundit

Thënie të pavdekshme nga njerëz të mëdhenj

“Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se çfarë jep, dhe jo në atë se çfarë është në gjendje të marrë” – Albert...

Besa Kokëdhima pranon ndërhyrjet në fytyrë: Është e pashmangshme

Besa Kokëdhima vazhdimisht është në qendër të vëmendjes. Këngëtarja është komentuar po ashtu edhe për ndryshimet në pamjen e jashtme. Besa nuk e ka mohuar...

Era publikon foton me motrën tjetër që ngjan me Kim Kardashian

Nora dhe Era Istrefi ndajnë shpesh momente të jetës në rrjete sociale, por gjithmonë janë treguar të rezervuar përsa i përket motrës tjetër të...

Ibrahimovic rrezikon karrierën? Milani vë pikat mbi “i” pas dëmtimit

Zlatan Ibrahimovic u dëmtua ditën e djeshme në stërvitje dhe kishte dyshime për një problem me tendinën e Akilit, çka praktikisht do mbyllte sezonin...

Policia ndaloi dy persona në Prizren për mosrespektim të masave

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Prizren për mosrespektim të masave të parapara për parandalim të përhapjes së koronavirusit. Në raportin e policisë...