21.2 C
Prizren
E enjte, 4 Qershor, 2020

Krijohen vende të reja të punës në bujqësi

ADIL BEHRAMAJPapunësia konsiderohet një prej problemeve kryesore në ekonominë e vendit tonë dhe sektori që mund të ndikojë më së shumti në zbutjen e saj vlerësohet të jetë sektori i bujqësisë. Ky sektor, që për shumë vite ishte i lënë anash, ka filluar të ketë trajtim ndryshe si nga niveli qendror i qeverisjes ashtu edhe nga ai lokal.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), në përputhje me Politikën e Përbashkët Bujqësore të BE-së, ka filluar që nga viti 2008 të ofrojë përkrahje të drejtpërdrejtë financiare nëpërmjet grandeve investive dhe subvencioneve, e cila ka pësuar rritje të ndjeshme nga viti në vit. Por, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, kjo rritje vazhdon të jetë ende e ulët krahasuar me nevojat zhvillimore të bujqësisë në Kosovë.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Adil Behramaj, ka deklaruar se nëpërmjet grandeve investive gjatë viteve 2008-2011 kanë krijuar 2 175 vende të reja pune, në vitin 2012 kanë krijuar 1 863 vende, ndërsa në këtë vit parashihet rritje më e madhe e punësimit, rreth 3 034 vende pune, duke marrë për bazë rritjen e nivelit të grandeve investive.

“Në procesin e vlerësimit ekspertët bazohen në njësinë FTE, pra me orar të plotë dhe bazuar në këto standarde, vlerësohet se një punëtor angazhohet në rreth 3.33 hektarë pemë të reja, në rreth 0.40 hektarë serrë të re ose në rreth 4 hektarë vreshta të rinj. Shprehur në vlerë monetare, investimet për angazhimin e një punëtori të ri arrijnë deri në 10 mijë euro, të cilat me grande investive, deri në vitin e kaluar janë mbështetur në shkallë prej 50-përqindësh nga Ministria e Bujqësisë”, ka deklaruar zëdhënësi Behramaj,shkruan Epoka e re.

Sipas raportit të vlerësimit afatmesëm të Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, i cili është hartuar bashkë me ekspertë ndërkombëtarë të projektit të binjakëzimit me BE-në, këto 4 038 vende të reja të punës deri në vitin 2012 janë krijuar me grande investive në vlerë prej 17 701 572 eurove në masën II, që ndërlidhet me ristrukturimin e potencialit fizik dhe në masën IV të këtij plani, që ndërlidhet me agropërpunimin, sepse jo të gjitha investimet gjenerojnë punësim.

“Nëpërmjet subvencioneve ndikojmë në uljen e kostos së prodhimit, ato kanë efekt stimulues për fermerë dhe me to mbështesim vendet ekzistuese të punës që, sipas raportit vlerësues, brenda vitit nëpërmjet subvencioneve mbështesim mbi 10 mijë vende ekzistuese të punës, që kalkuluar me gjashtë vjet, nënkuptohet se kemi mbështetur mbi 60 mijë vende ekzistuese”, ka thekuar Behramaj, i cili sqaron se as grandet investive nuk kanë gjithmonë efekte të drejtpërdrejta në punësim, veçanërisht ato që ndahen për sistemet e ujitjes.

Përgjatë vlerësimit ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë marrë parasysh efektet e përkohshme që ndërlidhen me ndërtimin e një projekti investues, por efektet më afatgjata që vazhdojnë nga operimi me investimin, p.sh. fuqia punëtore plotëson investimin kapital, duke u llogaritur si input në prodhimtari.

Ministria e Bujqësisë është duke e zhvilluar sistemin e IT-së për monitorimin e treguesve që kanë të bëjnë me programin e saj, bazuar në inpute, outpute, rezultate dhe ndikim. Pas finalizimit të këtij sistemi, ky institucion do të jetë në gjendje të prodhojë edhe raporte të sakta mbi buxhetin publik të alokuar për grande rurale në drejtim të rritjes së prodhimit, standardeve të përmirësuara, vlerës shtesë të produkteve të sjella në treg dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

- Advertisement -

Më Shumë

Ish-gjyqtari i Kushtetueses i përgjigjet Kurtit: Vendimi është juridik dhe jo politik

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në një prononcim për portalin “Front Online”, ka komentuar vendimin e fundit të kësaj Gjykate, për dekretin e...

Prizren, vidhet pistoleta në shtëpinë e mërgimtarit

Një burrë në Prizren ka raportuar për disa persona të panjohur të cilët kishin depërtuar në shtëpinë e dhëndrit të tij. Sipas policisë, personi në...

Rrihen keq dy persona në Rahovec

Dy persona në Rahovec, janë rrahur mes vete aq shumë sa janë detyruar të kërkojnë trajtim mjekësor. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi...

Haxhi Shala tregon çfarë mospajtime ka me Limajn dhe çka do ta bindë ta japë votën

Deputeti i NISMA’së për Kosovën, Haxhi Shala, deri tani ende nuk ka një qëndrim të qartë nëse do të votojë Qeverinë e Avdullah Hotit. Shala...

Po e presim vendimin e kryesisë se cilat do të jenë format tona të kundërshtimit

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hapi rrugë formimit të qeverisë së re me mandatar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, po...

Rivitalizmi i rrugës “Marin Barleti” në Prizren mbetet pa afat

Një plan për kthimin e vlerave të qytetit historik të Prizrenit, vitin e kaluar, bëri bashkë shoqërinë civile dhe institucionet vendase e ndërkombëtare dhe...

Tinka Kurti: Si më zgjodhi Dritëroi, të luaja Nënë Pashakon

Për të, ai ishte njeriu bujar, poeti i dashur, shkrimtari i mprehtë, vizatuesi i portreteve, por edhe “zyrtari” që zgjidhte problemet dhe i gjendej...

Vajza e ish-deputetes pozon nga plazhi, mahnit me fotot e nxehta

Ada Deda, vajza e ish-deputetes demokrate Albina Deda është vënë shpeshherë në qendër të mediave, për shkak të fotove provokuese që ajo ndan me...

Iluzion për një këngë

Nga Rauf Xhyheri Retë ikën! Këndoni sikur dielli do shpërthejë Harmoninë e harpave, Të mbetuna vjerë në shelgjet buzë liqenit, Që, edhe sot lotojnë, Tunden lehtas nga era e trishtueme. Zogjtë...

Vritet një protestues 19 vjeçar në SHBA

Një person është vrarë në Detroit gjatë protestave të dhunshme që kanë mbërthyer një numër të shteteve amerikane, raporton The Guardian. 19-vjeçari është vrarë pasi...

Supremja e kthen në rivendosje rastin ndaj drejtorit të shkollës në Malishevë që ishte dënuar për marrje ryshfeti

Drejtori i shkollës së mesme në Malishevë “Hamdi Berisha”, Izet Hoti do të gjykohet përsëri për akuzën se kishte marrë ryshfet për organizimin e...

Kjo është Qeveria Hoti

Kosova tashmë ka një qeveri të re në krye me Avdullah Hotin e LDK-së. Por, cila do të jetë përbërja e ekzekutivit që vjen si...

Hoti në tapetin e kuq, detyrën ia dorëzon tjetër kush në vend të Kurtit

Kryeministri i sapozgjedhur, Avdullah Hoti, krejtësisht i vetëm sot ka marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës. Me një kalim para Gardës Ceremoniale, Hoti...

Avdullah Hoti mban mbledhjen e parë të ekzekutivit, paraqet prioritetet

Menjëherë pas marrjes se detyrës, kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur mbledhjen e parë të Qeverisë, raporton Ekonomia Online. Kryeministri Hoti ka paraqitur prioritetet e Qeverisë....

Mali i Zi hap kufirin me Kosovën

Nga e hëna, Mali i Zi do të lejojë hyrjen e qytetarëve të 26 vendeve, në mesin e tyre edhe ata që vijnë nga...

Propozimi në Premier League, 10 skuadra duan të hiqet rënia nga liga

Skuadrat e Premier Leagues kanë një propozim interesant. Sipas raportimeve të ‘Sky’, nëse sezoni vazhdon të luhet dhe kufizohet më shumë se 10 klube të...

Lajmet e Fundit

Tahiri: Qysh sot do të merremi me vonesën e pagesave të 170 eurove

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës Besnik Tahiri ka folur për vonesat e pagesave prej 170 euro, ku rreth 20 mijë...

Operacioni i përbashkët Shqipëri-Itali, arrestohen 11 persona për kokainë

Ka përfunduar operacioni policor i përbashkët Itali-Shqipëri, i koduar “ZAD”. Ky aksion është zhvilluar për goditjen e një grupi kriminal që operonte në fushën e...

Hapen muzetë e Vatikanit!

Nëse vetëm e keni ëndërruar, tani erdhi koha për ta parë nga afër, Kapelën Sistine! Pa u ndier sikur jeni në një autobus të...

Kupa e Italisë shkaktoi polemika, “Sky Sport” zbulon planin e ri

Kupa e Italisë u kthye në një mollë sherri në Itali. Interi, që sapo u zyrtarizuan datat, doli kundër dhe madje paralajmëroi se do...

Tayna tërheq vëmendjen e “Daily Mail”, ç’lidhje ka me reperin e njohur Tyga

Reperja Tayna ka tërhequr vëmendjen e së përditshmes britanike “Daily Mail” si vajza misterioze që shoqëronte reperin Tyga në protestën e zhvilluar në SHBA për...