16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kryeministri: Nuk propozojmë “Gjendje të Jashtëzakonshme”, shtrëngojmë masat anti-COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me Këshillin e Sigurisë ka thënë se do të ketë masa rigoroze gjatë ditëve në vijim

“Sapo e kryem edhe mbledhjen e këshillit ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme që të shkojmë përpara me skenarin e parë, pra me ndërmarrjen e masave të reja dhe me zbatimin e plotë më rigoroze….. duke mos e përjashtuar edhe shtjellimin masave për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë Hoti.

Zemaj e kishte njoftuar Tërnavën dhe Dodë Gjergjin se do të ndalohen ritet fetare në publik
Ai shtoi se masat e reja do të jenë rigoroze dhe se nuk do të tolerohet askush që nuk i respekton.

“Masat shtesë të cilët do të propozohen sot do të jenë më shumë rigorozitete në ato që kemi marrë më herët sepse masat më efektive për të parandaluar përhapjen e COVID-19, janë të thjeshta. Maska, distancë, higjienë…. më lejoni të ju them se nuk do të tolerojmë asnjë dhe asgjë”, deklaroi ndër të tjerash Hoti.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se do te fillojë një zbatim shumë rigoroz të masave ekzistuese kundër përhapjes së koronavirusit, të cilat do të vendosen në mbledhjen e qeverisë.

Ashpërsimi i masave për parandalimin e përhapjes së korinavirusit pason pas rritjes së numrit të rasteve me koronavrius në tre javët e fundit.

Vetëm gjatë tre ditëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 615 raste me COVID-19 pozitiv.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve deri të shtunën ka arritur në 4.715 nga 27.723 teste të bëra. Ndërsa janë shënuar 101 raste të vdekjeve.

Në spitalet publike në Kosovë është rritur edhe numri i të shtrirëve.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar të dielën se në spitalet publike në Kosovë janë të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.

Prej tyre 190 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe 111 në spitalet e përgjithshme rajonale.

Nga ta, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme.

Më Shumë

Deputeti i VV-së, opozitës: Pallavrat anash, niseni mocionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka kërkuar opozitës që t’i mbledhë nënshkrimet për mocion mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti. Abrashi ka ironizuar me opozitën...

Ylli shkëlqen edhe ndaj Proton Cable Prizreni

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 63:96 (16:28, 13:25, 19:22, 15:21), në javën e...

Lajmet e Fundit