9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kryeministri thotë se janë të papranueshme dasmat dhe ahengjet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media tha se në bazë të Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, Inspektorati Sanitar do të shqiptojë gjoba ndaj personave që nuk i përfillin masat e Qeverisë anti-COVID-19

Hoti deklaroi se është e papranueshme që në kohën kur vendimet e Qeverisë janë në fuqi dhe inspektorët e policët janë në terren, në Kosovë organizohen dasma dhe ahengje familjare.

“Do ta angazhojmë plotësisht me asistencë të plotë të policisë, Inspektoratin Sanitar, për të shqiptuar gjoba në përputhje me Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Dhe më lejoni të them se nuk do të ketë asnjë lloj tolerance, ndaj askujt I cili nuk I respekton vendimet e Qeverisë”, tha Hoti.

“Është e papranueshme ndërkohë që vendimet e Qeverisë janë në fuqi, derisa inspektorati dhe policia janë në terren, organizohen dasma dhe ahengje nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme anembanë Kosovës. Me këto veprime të papërgjegjshme ne rrezikojmë jetën e fëmijëve dhe prindërve tanë”, deklaroi kryeministri Hoti./

Më Shumë

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit...

Lajmet e Fundit