7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Kryetari i Rahovecit me mesazh prekës për vëllanë që i vdiq nga coronavirusi

Pas vdekjes së vëllait të tij si pasojë e Covid-19, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se nuk e besuan se përjetësimi i tij është kaq i shpejtë.

“Ti Baca Dem, mbolle besim, dije. Ke lënë pas vetes Arbenin i cili është pika e djalit, i mençur, i edukuar, ekonomist i pafjalë që e kishe krahë dhe shtyllë, i përgatitur për të të ruajtur nderin, burrërinë dhe virtytet njerëzore që i kishe e që na i mbolle ne dhe djalit tënd”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Ti Baca Dem, mbolle besim, dije. Ke lënë pas vetes Arbenin i cili është pika e djalit, i mençur, i edukuar, ekonomist i pafjalë që e kishe krahë dhe shtyllë, i përgatitur për të të ruajtur nderin, burrërinë dhe virtytet njerëzore që i kishe e që na i mbolle ne dhe djalit tënd.

Ke lënë dy vajza, Arbnoren dhe Albulenën, që të dyja të diplomuara në universitet.

Edhe djalin e vogël Taulantin i cili po ndjek hapat tu, po merr dije në Universitetin e Prishtinës.

Një bashkëshorte zojë siç është Sahadeti.

Ne, 4 vëllezërit e tu, Nisreti, Smajli, Dauti dhe Tahiri dhe motrat Hatixheja dhe Vazvia, boshllëkun që na le do ta mbushim duke e ruajtur përulësisht kujtimin për ty.

E kemi babën, bacën Malush, të fortë e krenar me ty.

Sa shumë boshllëk që le baca Dem, te ne, te shokët, te shoqëria e gjerë!

Vepra jote ishte për mua, për ne, për vendin e për të mirën e tij!

Ke hedhur kudo farë sinqeriteti e dashurie!

Nuk besuam se përjetësimi yt është kaq i shpejtë!

Qenia fizike dhe i gjithë personaliteti yt është tashmë i ngulitur thellë në vetëdijen dhe kujtesën tonë.

Një jetë plot atdhedashuri, fisnikëri e trimëri, shtyllë e familjes tonë.

I përjetshëm kujtimi për ty, baca Dem!

Pusho i qetë në paqe, se ke lënë pas vetes vajza të mira, djem të ndershëm, grua me dinjitet e familje me krenari!

Më Shumë

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Lajmet e Fundit