14 C
Prizren
E enjte, 4 Qershor, 2020

Kufiri me Shqipërinë s’mund të hapet para qershorit, sipas institucioneve të Kosovës

Kufiri mes Kosovës e Shqipërisë mund të jetë i pari që do të hapet në kuadër të lehtësimit të masave kundër koronavirusit.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në muajin maj vendi i tij do të hapë kufijtë për kosovarët dhe vendimi do të merret brenda pak ditësh.

Por, institucionet e Kosovës ende nuk kanë bërë të ditur se kur do të mund të hapen kufijtë tokësorë dhe aeroportet. Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë thënë se për gjithçka ata u referohen rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, raporton KTV.

Përmes telefonit, Shpend Nuhiu, shef i kabinetit të ministrit të Brendshëm, ka thënë se ndonëse kanë bashkëpunim të mirë me të gjitha shtetet fqinje, nuk mund t’i komentojnë deklaratat e Ramës.

Kurse, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë detaje për bashkëpunimin që janë duke e pasur me ndonjë prej vendeve shtete, vetëm se janë në pritje të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për secilin veprim.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk ka njoftim zyrtar se kur do të hapen kufijtë, apo kur do të rifillojnë fluturimet e rregullta ajrore për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas. Meqë ende jemi në kohë pandemie, me masa kufizuese të lëvizjes sikur shumica e vendeve të botës, atëherë për veprime të mëtutjeshme në këtë aspekt duhet të presim rekomandimet e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike dhe të Ministrisë së Shëndetësisë”, kanë thënë nga MPJ-ja.

Në lidhje me hapjen e kufijve, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk kanë kthyer përgjigje.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka treguar se fluturimi i parë Kosovë-Itali, pas disa muajve izolimi do të realizohet më 21 maj.

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë duke pritur rekomandimet e IKSHPK-së për rifillimin e funksionimit të të gjitha linjave ajrore, por që kjo pritet të ndodhë pas 2 qershorit, kur pritet të nisë zbatimi i fazës së fundit të lehtësimit të masave.

- Advertisement -

Më Shumë

Trump ndërpret marrëdhëniet me OBSh: U bë palë me Kinën

Presidenti Amerikan Donald Trump ka njoftuar pak më parë se do të ndërpresë marrëdhëniet e tij me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe shkak për...

Rikthehet futbolli në Kosovë: Sot gjysmëfinalja e Kupës

Pas një pauze prej afro tre muajsh, futbolli kosovar do të kthehet në fushën e gjelbertë sot, me ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës...

Perez nuk i plotëson dëshirën, refuzon propozimin e Zidane për të sjellë në ‘Bernabeu’…

Trajneri Zinedine Zidane duket se ka hequr dorë nga dëshira e tij e madhe për të patur në skuadër, Paul Pogba. Francezi e preferonte shumë...

Gati për votim “Qeveria e Dialogut”

Qeveria e re do të votohet në fillim të kësaj jave, sapo të publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, dekretimi...

Stomatologët i kthehen punës me masa shtesë mbrojtëse

Hana Naka, një stomatologe nga Prishtina, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë ka marrë masa të shtuara për shkak të pandemisë në...

Haskuka nënshkruan peticionin “Duam zgjedhje!”

  Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka nënshkruar sot peticionin “Duam Zgjedhje”. Ky peticion ka nisur dje nga Lëvizja Vetëvendosje! Vetëvendosje kërkon zgjedhje të parakohshme. Ndërkaq, sot është...

Gruaja e George Floyd përkrah vajzës 6 vjeçare ju drejtohet mediave, kërkon drejtësi (Video)

Vdekja e qytetarit nga Minneapolisi, George Floyd, i cili e humbi jetën pasi një polic i vuri gjurin në fyt për nëntë minuta, gjatë...

Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit për dekretin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë. Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në...

Supremja e kthen në rivendosje rastin ndaj drejtorit të shkollës në Malishevë që ishte dënuar për marrje ryshfeti

Drejtori i shkollës së mesme në Malishevë “Hamdi Berisha”, Izet Hoti do të gjykohet përsëri për akuzën se kishte marrë ryshfet për organizimin e...

Një shqiptar në Finlandë vdiq nga koronavirusi

Një shqiptar në Finlandë ka vdekur si pasojë e koronavirusit të martën. Lajmi është konfirmuar nga familjarë të tij dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë...

E mbuluar vetëm me peshqir Hygerta Sako ndez imagjinatën

Gazetarja e sportit Hygerta Sako ka publikuar një foto që ka ndezur imagjinatën e të gjithë ndjekësve të saj në rrjetet sociale. E mbuluar vetëm...

Trim Kosove Nait Hasani!

Sahit F. Osmani Trim mbas trimi 100 vjet Çdo kohë nxjerr trimin e vet, Randobrava zjarr i lirisë, Nxjerr nji trim luftën m’e nisë! Del ky trim ky djalë...

Vetëvendosje në Prizren fillon peticionin për zgjedhje të reja

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka hapur tendën e saj në sheshin “Sheshi i Lidhjes”, ku qytetarët u përgjigjen masovikisht nëpërmjet peticionit se duan zgjedhje. “Tenda...

Propozimi në Premier League, 10 skuadra duan të hiqet rënia nga liga

Skuadrat e Premier Leagues kanë një propozim interesant. Sipas raportimeve të ‘Sky’, nëse sezoni vazhdon të luhet dhe kufizohet më shumë se 10 klube të...

Sot falet xhumaja e parë, pas më shumë se dy muaj pezullim

Pas më shumë se dy muaj pezullimi, sot do të falet xhumaja në të gjitha xhamitë e vendit. Mirëpo Bashkësia Islame e Kosovës, ka ndërmarr...

Asnjë rast i prekur me COVID-19 nga Malisheva

Sonte nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 nga Komuna e Malishevës, përderisa testet e bëra të ditës së sotme kanë rezultuar...

Lajmet e Fundit

Hoti në tapetin e kuq, detyrën ia dorëzon tjetër kush në vend të Kurtit

Kryeministri i sapozgjedhur, Avdullah Hoti, krejtësisht i vetëm sot ka marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës. Me një kalim para Gardës Ceremoniale, Hoti...

Hoti sot merr detyrën, Kurti nuk do të marrë pjesë në ceremoni

Avdullah Hoti edhe zyrtarisht sot do të marrë detyrën e tij si kryeministër i ri i vendit. Pas votimit të djeshëm në Kuvend me 61...

Pak protesta, pak tensione, pak dhunë: Hoti kryeministër

Kosova është bërë me Qeveri të pakicës, të mërkurën. Kabineti qeveritar i propozuar nga tashmë kryeministri Avdullah Hoti ka mundur ta marrë mbështetjen e...

COVID-19: Shërohen tetë persona në Prizren

Tetë persona të infektuar me COVID-19, janë shëruar në Prizren. Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu tha se ky është një lajm...

Trumpi mohon se ishte futur në bunker, shkaku i protestave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar se është futur në bunker të Shtëpisë së Bardhë të premten shkaku i protestave. Duke foluar për radion...