10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

70 prizrenas me doktoraturë, afro 4 mijë analfabetë

Prizreni9-18Qendra e dytë për nga madhësia në vend pas Prishtinës, Prizreni, ka mbi 70 doktorantë, ndërsa afro 4 mijë banorë të komunës nuk dinë shkrim-lexim.

Sipas vlerësimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, aktualisht komuna e Prizrenit ka 182.450 banorë. Nga regjistrimi i popullsisë, i realizuar në vitin 2011, rezulton se kjo komunë ka 177. 781 banorë. Këto të dhënë janë nxjerrë nga projekti “Strategjia informim” e Zyrës për Medie që vepron në kuadër të Komunës së Prizrenit.

Sipas përbërjes gjinore, nga numri i përgjithshëm 89.176 janë meshkuj dhe 88. 605 janë femra. Nga numri i përgjithshëm prej 177.781 banorësh, 145. 718 banorë janë shqiptarë, 16. 896 boshnjakë, 9.091 turq, pastaj 2.899 romë, 1.350 ashkalinj, 655 goranë, 237 serbë, pastaj 168 egjiptianë dhe 767 të komuniteteve të tjera./Zëri/

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit