13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Adele pushton Glastonburyn

Ylli i muzikës Pop, Adele pushtoi Festivalin Glastonbury me një set emocional, plot fisnikëri dhe ngrohtësi.

Turma e mbledhur përpara skenës në formë piramide dukej sikur ishte shtrirë aq gjatë e gjerë sa ç’mund të shihte një sy, i cili ishte i përfshirë nga një rreze vetëtime (në nder të David Bowie të ndarë nga jeta) në qendër të skenës, ndërsa Adele e nisi performancën me “Hello”.

Në këndim e sipër, ajo ndryshoi tekstin në një moment, duke shprehur togfjalëshin “e kam ëndërruar Glastonbury”-n, duke shkaktuar kështu ulërima të mëdha vlerësuese nga turma. E teksa kënga arrinte pasazhin përmbyllës, ajo sërish iu drejtua turmës me “dukeni të mrekullueshëm”, përpara se të ftonte audiencën të këndonte së bashku me të.

“Glastonbury nënkupton vet botën për mua, nuk po gënjej teksa e them këtë”, u shpreh këngëtarja më vonë. “Gjithnjë kam dashur të këndoj këtu, gjatë gjithë jetës sime, por kam qenë shumë e frikësuar”.

Ylli amerikan bëri gjithashtu të lumtur edhe një vajzë të re nga turma, të cilën e ftoi në skenë për të bërë një “selfie”, ndërsa i thoshte se “ajo dëshironte të vinte në këtë festival që kur ishte në moshën e asaj vajze”.

Realisht, Adele është ylli më i madh botëror i muzikës, një mikeshë e të gjithëve që nuk mban sekrete, por ia ka rrëfyer ato publikut prej mijëra e mijëra vetësh.

Edhe pse pati disa çaste humoristike në skenë, as të qershurat nuk ndikuan sadopak në uljen e ndikimit prekës të këngëve të saj. Lotë të shumtë kanë dalë nga sytë e pranishmëve teksa ajo këndonte “Make You Feel My Love” dhe “Hometown Glory”, ndërsa raportohet nga “The Guardian” se të paktën një çifti i ri u krijua gjatë këtij momenti duke premtuar fejesë.

Adele, e cila është e famshme për vuajtjet nga emocionet në skenë, në përfundim të performancës së saj 90-minutëshe u shpreh se “nuk doja të vija këtu, por tani nuk dua të largohem”.

Më Shumë

Me 31 vota për e 4 kundër, kalon raporti për Kosovën në Komisionin e KiE-së

Kosova ka marrë dritën jeshile në kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.   Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike...

Policia shqipton 1.521 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1521 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit