11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Aktori amerikan i bashkohet filmit për luftën e Kosovës më 1999

Aktori dhe skenaristi amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e tij në serialin televiziv “Buffy the Vampire Slayer”, i është bashkuar ekipit të filmit kosovar “Sunrise”, i cili trajton luftën e fundit në vend.

Brendon do të portretizojë një agjent të CIA-s, në filmin që sjell një histori të vërtetë për krimet që forcat serbe kryen ndaj shqiptarëve të Kosovës në fund të viteve’90. Brendon kishte dëgjuar për gjithë krimet nga mediat dhe ishte i informuar me krejt situatën para se të vinte në Kosovë. Të hënën ai erdhi në Prishtinë dhe përshkrimi i tij i parë për vendin ishte “pikëllim” dhe “shpresë”. Ai i është bashkuar këtij filmi me iniciativë të producentit Shkumbin Sopaj.

Nën regji të Krenar Belegut dhe skenar të Alban Makollit – i cili po ashtu luan në film – “Sunrise” parashihet të ketë dy pjesë, dhe përveç kastës së aktorëve shqiptarë dhe Brendonit, ka edhe aktorë serbë. Xhirimet e një pjese të filmit tashmë kanë përfunduar, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë së shpejti.

Brendon, përveçse është ndier i lumtur që është bërë pjesë e një projekti të tillë filmik, ai ka thënë se më së shumti i ka lënë mbresa fakti se si kosovarët i duan amerikanët.

Detajet rreth filmit “Sunrise” u bënë të ditura në një konferencë për media të hënën. Me këtë rast, Krenar Belegu ka thënë se skenari e ka dhënë një anë të luftës që tregohet përmes ëndrrës së personazhit kryesor. E Alban Makolli ka treguar më në detaje për sinopsisin e filmit. Ai ka thënë se “Sunrise” flet për luftën në Kosovë dhe për një familje që e ndan lufta, ku nënën dhe djalin e marrin forcat serbe për t’i pushkatuar.

Në pushkatim e sipër djalin nuk e godasin plumbat, ai shpëton… teksa ka treguar se ai është djalë i një hetuesi kosovar që luhet nga Shkumbin Sopjani.

Në film luajnë edhe Vlora Nikçi, Xhevdet Doda e të tjerë

Më Shumë

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën|

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në "Lajmet e fundit" tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në...

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Lajmet e Fundit