13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

AKV “Gjilani” u kthye nga Bullgaria, pati katër paraqitje të suksesshme

AKV GjilaniAnsambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është kthyer nga Bullgaria, ku mori pjesë në ,,Festivalin e të rinjve të Ballkanit” në qytetin turistik, Sandanski. Ky ansambël atje pati katër paraqitje të suksesshme, veçanërisht në natën finale, kur para mbi 5000 shikuesve interpretoi valle e lojëra burimore, me koreografi e veshje kombëtare dhe kolorit të pasur. Ansambli u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është kthyer nga Bullgaria, ku mori pjesë në ,,Festivalin e të rinjve të Ballkanit” në qytetin turistik, Sandanski. Ky ansambël atje pati katër paraqitje të suksesshme, veçanërisht në natën finale, kur para mbi 5000 shikuesve interpretoi valle e lojëra burimore, me koreografi e veshje kombëtare dhe kolorit të pasur. Ansambli u prit jashtëzakonisht mir nga publiku.

Në këtë ngjarje kulturore Ansambli i Këngëve dhe Valleve ,,GJILANI” është paraqitur krahas pothuajse të gjitha shteteve ballkanike.

Festivali kishte karakter revyal dhe program të larmishëm .

Pjesëmarrja e Ansamblit, si përfaqësues i Komunës së Gjilanit dhe Republikës së Kosovës, u vlerësua jashtëzakonisht e suksesshme.

Pjesëmarrja e AKV “Gjilani” në këtë Festival u mundësua nga Komuna e Gjilanit – Zyra e Kryetarit dhe Drejtoria për Kulturës, Rinisë dhe Sport.

Më Shumë

Kosova mposht Armeninë

 Franco Foda ka debutuar me fitore në krye të bankinës së Kombëtares së Kosovës. Dardanët mundën në udhëtim Armeninë, me rezultat 0-1, të enjten në...

Sot mot me diell e me vranësira

Të dielën mbrëma pati mot me shi, ndërkaq në disa zona ra edhe borë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell...

Lajmet e Fundit