11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

“Alarmi” i Kim Mehmetit: Ana e bukur e kulturës po zhduket

Kim Mehmeti, autor i “Mapo Edition” me romanin “Pusi”, ka qenë i pranishëm gjatë Ditënetëve të Librit që u mbajt në Muzeun Historik Kombëtar për të folur mbi këtë roman, por dhe letërsinë në tërësi, takim i organuar nga UET Press. “Na këndonin nënat të bëheshim më të bukurit e botës. Sot të jesh shkrimtar do të thotë të jesh i mallkuar. Unë mendoj se na kanoset diçka e rrezikshme, se disa pjesë të kulturës që japin anën e bukur të shqiptarisë, po na zhduken.

Dikur çështja e statusit tënd zgjidhej, sot jo, sepse është e vështirë. Libri nuk matet me faqe. Libri është ai që lexon lexuesi e jo ai që shkruan shkrimtari”, tha Mehmeti.Ai shtoi se jetojmë në kohëra të vështira për librin e për shqiptarët. “Ne na i lexojnë librat ata që ne ua dhurojmë. Por nuk duhet të ankohemi. Togfjalëshin ‘nuk kemi lexues’ e kanë nxjerrë shkrimtarët e dobët. Në mos asnjë, vepra e ka 1 lexues të garantuar: vetja jote, e mandej ta lexon gruaja dhe familja”. Sipas tij, shkrimtari është dyshues në veprën që bën.

“Duhet të kesh forcën e të thuash edhe që nuk vlejnë të botohen. Unë i kam thënë vetes shkrimtar, vetëm pasi kam takuar Anton Pashkun. Dhe e dini si? Shkova ta takoja në Prishtinë. E kur takimi mbaroi, dolëm nga apartamenti i tij. Ai priste me mua në këmbë që të vinte ashensori. Më erdhi zor dhe i thashë: ju lutem, kthehuni brenda e mos prisni në këmbë. ‘Të kam pritur 20 vjet’, më tha. Më dha zemër e unë kam shkuar në Shkup si me raketë atëherë”, kujtoi Mehmeti.

Më Shumë

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Lajmet e Fundit