Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën ka mbajtur ligjëratë albanologu, Dr Robert Pichler. Tema e ligjëratës ishte: Marrëdhënia e Emancipimit Kombëtar, identiteti musliman dhe islamizmi.
Ligjërata është organizuar nga Fakulteti i Filologjisë, Dega e Gjuhës Gjermane. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Shkelqim Millaku, në fjalën e tij në cilësinë e nikoqirit, theksoi se për fakultetin që e drejton por edhe për UPZ-në në përgjithësi është nder i veçantë që një albanolog si Dr. Robert Pichler mbanë ligjëratë.
Prof.dr. Robert Pichler, është bashkëpunëtor në Akademinë e Shkencave të Austrisë dhe Universitetin e Vjenës e të Grazit.